Parashikimi i Horoskopit, datë 04 gusht 2020

Aug 4, 2020 | 0:19
SHPËRNDAJE

 

Dashi

Marrëdhënia me partnerin do jetë e ngrohtë gjatë gjithë kësaj dite. Do merreni vesh për çdo gjë me njëri-tjetrin dhe do dashuroheni pa dorashka. Duket se pushimet do ju rrëmbejnë, kujdes me financat.

Demi

Do bëni ndryshime rrënjësore sot në jetën tuaj dhe gjërat mund t’ju ecin ashtu si keni dëshiruar. Do bini dakord për çdo gjë me njerëzit që ju rrethojnë. Në planin financiar situata nuk do jetë e keqe.

Binjakët

Dialogu do mbizotërojë gjithë kohës sot në jetën tuaj profesionale dhe do i zgjidhni edhe disa probleme të vogla që keni pasur. Do ndiheni më të qetë në mbrëmje. Financat nuk do jenë të këqija.

Gaforrja

Do keni një marrëdhënie të ngrohtë sot me partnerin tuaj dhe gjërat kanë për t’ju ecur më mirë. Do toleroni dhe do bashkëpunoni pa fund. Shfrytëzojeni kohën për ta kaluar me miqtë.

Luani

Duhet ta pranoni partnerin ashtu si është sot, me të mirat dhe të metat e tij. Askush nuk është perfekt, madje ju keni më shumë të këqija se ai. Çështjet e financave duhet t’i mbani gjithë kohës nën vëmendje.

Virgjëresha

Shprehini sa të mundni dëshirat gjatë kësaj dite dhe pranoni të bëni ndonjë çmenduri. Keni për t’u ndier mirë dhe emocionet do jenë të njëpasnjëshme. Fati po ju ndjek në çdo aspekt të jetës.

Peshorja

Dita do të jetë e ngarkuar me punë. Mos u nxitoni të merrni vendime të nxituara, sepse do pendoheni dhe nuk do ketë kthim mbrapa. Kushtojuni vëmendje dhe gjërave të vogla.

Akrepi

Do jeni shumë të paduruar sot dhe mund të bëni gabime të pafalshme. Do pendoheni shpejt, por ka për të qenë tepër vonë. Kujdes me personat që ju rrethojnë, pasi nuk është faji i tyre për problemet tuaja.

Shigjetari

Do i jepni prioritet absolut sot jetës suaj në çift dhe gjithçka ka për t’ju ecur ashtu si keni dashur. Partneri nga ana e tij do mendojë edhe për surpriza të bukura. Do kaloni periudhën më të bukur të jetës suaj.

Bricjapi

Do jeni sharmantë dhe joshës gjatë gjithë kësaj dite. Meshkujt do ju dashurojnë, do ndiheni në qendër të vëmendjes kudo që do të shkoni. Do ketë dhe komente negative. Mund të mërziteni disi, por ju këshillojmë që të mos u kushtoni rëndësi fjalëve.

Ujori

Ka rrezik që jeta juaj në familje të jetë e trazuar sot për ju. Nuk do merreni vesh mirë me ta dhe secili do kërkojë të dalë e veta. Debate financiare do lindin. Është gjithmonë më mirë ta merrni çdo gjë shtruar.

Peshqit

Do keni një ditë të mirë dhe të mbushur me emocione të forta. Shfrytëzojeni sa më shumë që të mundeni. Në aspektin sentimental do të ndiheni mjaft mirë. Duhet të përqendroheni akoma edhe më shumë.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura