Parashikimi i horoskopit, datë 02 dhjetor 2019

Dec 2, 2019 | 7:00
SHPËRNDAJE

Dashi

Në këtë periudhë puna juaj zë vendin më të madh gjatë ditës . Ndiheni të lodhur si nga mendimet ashtu edhe nga fiziku. Keni nevojë të fitoni të ardhura të mëdha për të mirën e familjes tuaj.

Demi

Në familje mund të keni një zënkë të vogël për probleme të lidhura me pasuritë e trashëguara. Lidhja juaj sentimentale është aq e fortë saqë jeni duke bërë plane për të ardhmen.

Binjakët

Ditë shumë e bukur. Keni për të pasur pak probleme ne lidhjen tuaj sentimentale por janë gjëra kalimtare. Puna po shkon shumë mirë. Ata që janë duke kërkuar punë mund të marrin një lajm të mirë

Gaforrja

Energjitë tuaja janë duke shteruar pak nga pak pasi projekti që jeni duke u marrë po u koston shumë. Kujdes ne raportet e punës me shefat tuaj. Mundësi të mira për lidhje sentimentale për beqaret.

Luani

Ditë e mirë sot për tja dedikuar leximit të librave, teatrit dhe relax. Do të ndjeni nevojën të takoni një ish partner tuajin. Nga ana profesionale keni për të arritur një pozicion të mirë për karrieren tuaj.

Virgjëresha

Ditën e sotme do t’ia përkushtoni shoqërisë, sidomos shoqërisë së vjetër që keni kohë pa takuar. Mundësi të mira përsa i përket një dashurie të re.

Peshorja

Keni për tu dëgjuar më të afërm ose miq që jetojnë larg dhe nuk flisni prej shumë kohësh. Megjithë se jeni ju që u jeni larguar, do e kuptoni se keni qëne të gabuar deri më sot. Dashuria ka për të triumfuar ashtu si edhe puna juaj.

Akrepi

Keni kohë që prisni lajme nga larg, por mos humbisni kohë duke pritur. Mblidhni forcat dhe përqëndrohuni të përfundoni planet tuaja sa jeni ende në kohë. Nëse keni nevojë për dikë këshillohu me dikë më par për të arritur rezultatin që kërkoni.

Shigjetari

Vështirësi në ambjentin familjar. Duhet të kujdeseni për një familjar që ka nevojë për ndihmë. Është e veshtirë ti përkushtohesh dikujt por ndihma dhe mbështetja tuaj është mjaft e rëndësishme për të.

Bricjapi

Sot do të keni një ekuilibër shumë të mirë për të menaxhuar sa më mirë të gjitha problemet tuaja. Keni për tu vënë përpara një zgjedhjeje midis dy personave që i doni shumë. Aspak nuk është personale por ju duhet ta bëni këtë zgjedhje.

Ujori

Ndoshta do të planifikoni një udhëtim të largët për të takuar një familjarin tuaj. E ndjeni te nevojshme jo vetem se keni kohe pa u takuar por edhe per clodhje. Lidhja juaj sentimentale ka për të kaluar disa probleme te vogla lidhur me xhelozine e partnerit tuaj.

Peshqit

Mos i shikoni gjërat me pesimizem. Dita vërtet do të nisë keq por mendoni pozitivisht. Ndoshta veprimet tuaja duhet të jenë më të përgjegjëshme në vazhdim në mënyrë që mos u prishni ditën edhe të tjerëve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura