Parashikimi i horoskopit, 27 tetor 2021

Oct 27, 2021 | 0:15
SHPËRNDAJE

Dashi:

Në punë, është më mirë të mos ecni me ngut, bëni edhe pak durim dhe kini kujdes në çështjet që lidhen me financat!

Demi:

Në punë ka probleme kontraktuale për t’u zgjidhur, ndoshta diçka ka ndryshuar në krahasim me të shkuarën!

Binjakët:

Qielli është premtues dhe çiftet që kanë pasur një krizë mund të marrin frymë të lehtësuar. Në punë, Jupiteri është i favorshëm dhe hap perspektiva të reja!

Gaforrja:

Nëse jeni të interesuar për një person, ka ardhur koha të flisni me zemër të hapur, me qartësi, pra t’ia thoni gjërat troç siç i ndjeni.

Luani:

Në dashuri është koha për të zgjidhur problemet, veçanërisht ato të lindura në çiftet që janë prej një kohe të gjatë së bashku.

Virgjëresha:

Në dashuri, ata që janë në krizë duhet të bëjnë një bilanc të situatës, të bëjnë kompromis dhe të sqarojnë gjërat me dialog.

Peshorja:

Në dashuri, kini kujdes nga fjalët që thoni sepse disa gjëra që mund të shprehni mund të shkaktojnë keqkuptime.

Akrepi:

Hëna dhe Dielli janë në anën tuaj, jeni shumë simpatik dhe mund të keni një takim të veçantë. Në punë vijnë sprova të reja.

Shigjetari:

Në dashuri është koha për t’u sqaruar, përpiquni t’i kushtoni më shumë kohë lidhjes suaj. Në punë, lajme të mira për të ardhmen, do të përjetoni një kënaqësi të madhe!

Bricjapi:

Mjaft me debate në dashuri, ato thjesht mund t’ju prishin ditën e madje dhe javën. Në punë nuk ka ndryshime të mëdha.

Ujori:

Në punë bëhuni më diplomatik, gjithçka po shkon mirë, por kujdes nga fjalët: peshojini mirë para se t’i përdorni, mund të prishni diçka!

Peshqit:

Në dashuri nëse mund të prisni bëni mirë t’i shtyni diskutimet deri në 5 nëntor për të folur dhe sqaruar më mirë gjërat.

© Panorama.al

Te lidhura