Parashikimi i horoskopit 24 nëntor 2022, ja çfarë kanë rezervuar yjet sot për ju!

Nov 24, 2022 | 7:05
SHPËRNDAJE

horoskopi1Dashi

Jeni në çift? Yjet nuk do arrijnë dot sot ta destabilizojnë atmosferën. Mund të keni ndonjë debat të vogël, po që do sqarohet sa hap e mbyll sytë. Beqarët do ëndërrojnë më shume sesa duhet

Demi

Pritet që marrëdhënia në çift të jetë edhe më harmonike gjatë kësaj dite. Do e gjeni mënyrën e duhur për t’i kërkuar diçka partnerit tuaj dhe ai nuk do mundë t’iu thotë jo.

Binjaket

Klima në çift do të fillojë të përmirësohet ndjeshëm sot. Ju do të tregoheni më të kuptueshëm me partnerin dhe do t’i pranoni më me lehtësi gabimet që keni bërë.

GAFORRJA

Nën ndikimin pozitiv të Jupiterit, jeta juaj në çift do jetë e mirë dhe pa probleme. Do e respektoni mendimin e partnerit dhe shpeshherë do keni të njëjtat ide. Duket se gjërat do fillojnë të ecin si duhet.

LUANI

Dëgjojini këshillat e yjeve gjatë kësaj dite dhe shtojini dozat e fantazisë në jetën sentimentale. Do ndiheni më mirë si ju ashtu edhe ai që keni në krah. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë

VIRGJERESH

Ambienti në çift do fillojë të përmirësohet gjatë kësaj dite. Do e keni më të lehteë të flisni me partnerin tuaj dhe do i zgjidhni të gjitha telashet. Beqarët do jenë të turpshëm dhe do mbyllen në vetvete.

PESHORJA

Priten përmirësime të mëdha gjatë kësaj dite për ata që janë në një lidhje. Do tregoheni më të hapur me partnerin dhe do e dëgjoni me kujdes atë.

AKREPI

Nëse sapo keni krijuar një lidhje, ka rrezik që të përballeni me zhgënjime. Asgjë nuk do shkojë ashtu siç e kishit menduar. Beqarët do jenë të pa rezistueshëm dhe do marrin propozime të shumta.

SHIGJETARI

Ditë shumë e zakonshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Komunikimi dhe bashkëpunimi do vazhdojë të mbetet i njëjtë. Beqarët do e bëjnë më në fund për vete personin që pëlqejnë

BRICJAPI

Nëse nuk doni të përballeni me zhgënjime më vonë, mos i jepni liri të plotë partnerit. Shprehjani ndjenjat, por mos bëni sikur ai është i vetmi që ekziston mbi rruzullin tokësor.

UJORI

Ditë e këndshme kjo e sotmja për të dashuruarit edhe pse jo të gjitha dëshirat do iu plotësohen. Mundohuni të kënaqeni edhe më pak ndonjëherë. Beqarët nuk do kenë fat në dashuri.

PESHQIT

Marrëdhënia në çift do jetë më intensive dhe më e thellë gjatë kësaj dite. Do merreni vesh për gjithçka me partnerin dhe do merrni edhe vendime me rëndësi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura