Parashikimi i horoskopit, 08 prill 2021

Apr 8, 2021 | 0:28
SHPËRNDAJE

Dashi

Ju jeni gati për një rikuperim të shkëlqyeshëm dhe së shpejti do të jeni protagonist i iniciativave të reja. Për momentin, përpiquni të qëndroni të qetë.

Demi

Deri të ditën e sotme do keni yjet në favorin tuaj, si në dashuri ashtu edhe në vendin e punës. Në ditët në vijim, ju do të jeni në gjendje të arrini rezultate.

Binjakët

Ju jeni në një situatë konfuze tani, veçanërisht kur bëhet fjalë për punën. Ju jeni gjithmonë shumë, mbase shumë i zënë dhe kjo ju bën më pak të kthjellët.

Gaforrja

Mërkuri dhe Venusi janë të favorshëm. Kjo gjithashtu mund të tregojë zgjidhjen e disa problemeve sentimentale që kanë vazhduar për disa kohë.

Luani

Është një javë me projekte të shkëlqyera që do të kenë një rezultat pozitiv në fund të Prillit. Në punë dëshironi të krijoni diçka tuajën dhe për këtë po punoni kaq shumë.

Virgjëresha

Personat e lindur në këtë shenjë do të kenë Hënën në favor edhe për disa ditë. Ju do të duhet të përballeni me një rënie të lehtë fizike midis të mërkurës e të enjtes.

Peshorja

Horoskopi zbulon se ka yje të rëndësishëm. Ju keni marrë detyra të rënda dhe keni qenë nën presion shumë herë, nga fundjava.

Akrepi

Është një gjendje astrologjike shumë interesante me Merkurin dhe Venusin në favor. Tani duhet të kuptojmë se si do të dëshironi të luani.

Shigjetari

Nuk parashikohet një ditë e mirë, pasi në punë do keni jo pak presione. Kjo situatë do ju vendosë pak në siklet, por nuk do të zgjasë shumë.

Bricjapi

Në këto ditë ju duhet të rigjeni energjinë dhe forcën pas javëve rraskapitëse si fizikisht ashtu edhe mendërisht.

Ujori

Jeni në një moment shumë të veçantë, ka shumë tensione por edhe shumë propozime të mira. Keni dëshirë për të ndryshuar jetën, qytetin dhe punën.

Peshqit

Yjet janë me interes të madh për dashuri edhe sepse Venusi dhe Mërkuri kanë hyrë në shenjën tuaj. Rekokandohet që të ruani qetësinë dhe të jeni të kthjellët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura