Parashikimi i akademikes ruse: Shqiptarët dhe boshnjakët do kryejnë sulme terroriste në Serbi

Jul 11, 2015 | 20:06
SHPËRNDAJE

Akademikja ruse,  Jelena Guskova ka thënë për agjencinë të lajmeve “Srna” se shqiptarët dhe boshnjakët po planifikojnë sulme terroriste në Jug dhe Perëndim të Serbisë.

Jelena Guskova

Ajo pretendon se ka një skenar për të destabilizuar Serbinë dhe Maqedoninë. Sipas saj, do të keqpërdoren operacionet antiterroriste të Serbisë dhe Maqedonisë, siç u bë në Kumanovë.

Këto përplasje do të sjellin përçarje sipas saj në Serbi, ku myslimanët serbë do të ngrihen kundër shtetit.

Guskova, e cila njihet për pikëpamjet e saj antimyslimane, parashikon se Republika Sërpska do të shpërbëhet fara nga NATO dhe SHBA-të kur të nisë konflikti.

Aji paralajmëron gjithashtu se ISIS po merr mbështetje të vazhdueshme ndër popullsitë myslimane në Ballkan. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura