Parashikimet e Thaçit: Kosova në BE, pas 10 vjetësh. Në 2020-n hyjmë në NATO

Jul 6, 2015 | 18:42
SHPËRNDAJE

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm, ka dhënë një intervistë për javoren gjermane “Der Spiegel”.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi

Në Berlin, shkruan “Spiegel:, Hashim Thaçi, ka kërkuar nga kancelarja Angela Merkel pranimin e shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Thaçi ka thënë se Kosova është një vend i mundësive, por se ende ka çështje të pazgjidhura. “Në Bruksel tashmë po diskutojmë për bashkësinë e komunave të banuara më serbë në Veri.

Po ashtu po bisedojmë për energjetikën, urën e lumit Ibër, që ndan Mitrovicën. Dhe, gjithashtu për një prefiks, që është simbol i bashkimit.

Unë besoj në këtë. Për pesë vite Kosova mund të jetë anëtar në NATO dhe për dhjetë vite në Bashkimin Evropian”, ka thënë Thaçi për Der Spiegel, transmeton Telegrafi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura