Paraqiti Erdoganin “e zhveshur dhe duke i ngritur fustanin një gruaje myslimane”, Turqia kërcënon Charlie Hebdo me…

Oct 28, 2020 | 20:20
SHPËRNDAJE

Turqia ka kërcënuar me kundërpërgjigje gazetën satirike franceze Charlie Hebdo, pasi ajo publikoi një karikaturë të presidentit, Rexhep Tajip Erdogan në numrin e saj të fundit.

hebdo

Në karikaturë Erdogan dukej që i ngrinte fustanin një gruaje myslimane, ndërsa thoshte: “Ohh, profeti!”

Karikatura e përshkruar si “e neveritshme” nga udhëheqësi turk dhe njoftimi i Ankarasë se prokurorët kanë nisur një hetim zyrtar mbi botimin kanë përkeqësuar tensionet tashmë të rritura midis dy vendeve, shkruan “The Guardian” 

Erdoğan, i cili ka deklaruar se presidenti francez Emmanuel Macron kishte nevojë për “kontrolle mendore”, akuzoi vendet perëndimore që tallen me Islamin për përpjekjen për “rihapjen e kryqëzatave”.

Ai i tha parlamentit turk se nuk e kishte parë karikaturën e fundit dhe nuk do ta shikonte atë.

Unë e konsideroj të gabuar të shikoj këto botime imorale… të poshtra që fyejnë Profetin tonë të dashur”, u tha Erdogan deputetëve. “Unë besoj se armiqtë e Turqisë dhe Islamit do të mbyten në një moçal urrejtjeje dhe armiqësie në emër të lirisë. Është një shenjë se Evropa është kthyer në epokat e errëta ”.

Është njoftuar se zyra e prokurorit publik të Ankarasë ka hapur një hetim ndaj drejtorëve të Charlie Hebdo, ndërsa Franca do të kërkojë sanksione të BE kundër Turqisë.

LEXO EDHE: 

FOTO/ Charlie Hebdo “zhvesh” Presidentin turk, Erdogan i ngre fustanin një gruaje myslimane

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura