Paraqiste rrezik për dhjetëra familje, Veliaj: Prishet oxhaku i dëmtuar nga tërmeti

Dec 1, 2019 | 12:11
SHPËRNDAJE

Bashkia e Tiranës ka nisur prishjen e objekteve të cilat kanë pësuar dëme nga tërmeti dhe përbëjnë rrezik për qytetarët.

60c2491a-5815-489c-b5b8-e641472e2bee

Një nga objektet e para është edhe një oxhak industrial ku ka filluar menjëherë prishja e ndërtesës, ndërkohë që ngjitur me të janë ndërtuar edhe vila 3-katëshe. Fotot nga prishja janë publikuar nga vetë kryebashkiaku Veliaj në twitter.

“Që një oxhak industrial i krisur përbën rrezik shembje e duhet rrëzuar nga Bashkia Tiranë, kjo s’do mend dhe po bëhet sot! Por gjithashtu s’do mend ndërtimi pa leje i vilave 3-katëshe në rrëzë të oxhakut që me ose pa tërmet është një marrëzi epike e me kosto për qytetin”, thekson Veliaj.

ee47bc90-6f53-49ef-85ff-d502bae23c36 a964c4d0-44ec-4a23-974d-113e6b0dd3ba

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura