Paranojat e shtypit serb: Ja tre provokimet që do ti bëjë Rama Vuçiçit në Tiranë në 27 maj

May 21, 2015 | 21:02
SHPËRNDAJE

Në prag të vizitës së parë të një kryeministri serb në vendin tonë, shtypi i Beogradit vijon të jetë paranojak.

Faqja e pare e Kurir sot

Gazeta e madhe serbe “Kurir” shkruan sot në kryeartikullin e saj se kryeministri Vuçiç do të provokohet nga Rama dhe Hashim Thaçi në vizitën e planifikuar në 27 maj në Tiranë.

Sipas kësaj media vizita nuk do të bëhet duke respektuar protokollin.

Kurir parashikon se gjatë kësaj vizite do të ndodhin tre momente të cilat konsiderohen si provokim për Vuçiç.

Së pari, kryeministri Rama do të flasë për Shqipërinë e Madhe, së dyti shoqëria civile do të organizojë protesta kundër kryeministrit serb dhe së treti gazetarët që do të vijnë me Vuçiç nuk do të lejohen të bëjnë pyetje. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura