Parandalohet krimi në familje, tentoi të vrasë gruan në sy të fëmijëve

Apr 25, 2016 | 10:14
SHPËRNDAJE

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë brenda familjes. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë parandaluar një vrasje duke ndaluar autorin. Në pranga ra shtetasi Ibrahim Lika 53 vjeç, banues në fshatin Shkretë, Cudhi – Krujë.

Policia Sarande

Ngjarja sipas policisë:

Gjatë një konflikti të përsëritur, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases A.Lika, 47 vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në trup si dhe e ka kanosur, në prani të fëmijëve, duke I drejtuar një armë zjarri pistoletë tipi ‘TT”, me të cilën më pas është larguar.

Gjatë kontrollit të ushtruar, në momentin e kapjes, Likës, i’u gjet dhe i’i sekuestrua në cilësinë e provave materiale:

• një armë zjarri pistoletë, tipi “TT”;

• një kreher me 6 fishekë mod 54 kal 7.62 mm.

Shtetasi i mësipërm, ka qenë i dënuar më parë(ka kryer 4 vite burg) për veprën penale të “Vrasjes me paramendim, mbetur ne tentativë, kryer në bashkëpunim” parashikuar në nenin 78, 22, 25 të Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Dhunë në familje”dhe“Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar në nenet 130/a dhe 278/3 të Kodit Penal

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura