Parandalimi i koronavirusit/ Mjeku i njohur infeksionist 10 këshilla për qytetarët: Nuk është aspak koha dhe nuk ka vend për…

Mar 15, 2020 | 10:15
SHPËRNDAJE

Mjeku i njohur infeksionist Tritan Kalo jep dhjetë këshilla për qytetarët për t’i bërë ballë koronavirusit.

tritan kalo

Në një postim në Facebook, ai kërkon nga qytetarët që të tregohen të sinqertë tek autoritetet shëndetësore..

Postimi i Doktor Kalos:

Do tia dalim mbanë së bashku me ju…….Ne punonjësit e Shërbimit Infektiv në QSUT “Nënë Tereza” JEMI NJË EKIP, një trup, një zë, një mëndje, një zemër dhe kemi vetëm e vetëm një qëllim: “shpëtimin e jetëve tuaja duke vënë në rrezik jetët tona”….ne jemi të barabartë në mes të barabartëve, jo tre as katër as pesë por VETËM NJË EKIP i tërë mjekesh, specializantësh, infermjerësh, imazheristësh, farmacistësh, sanitaresh, administratoresh, barrelistësh…..një orkestër e mirë-harmonizuar në betejën ndaj tinzarit idhanak COVID-19…..bashkëatdhetarë, ju duam shumë ndaj edhe ju lutemi:

1- TREGOHUNI të sinqertë në komunikimin me Autoritet Shëndetsore dhe ato Ligjzbatuese, në rast se vini nga zona tashmë mjaft të prekura nga Covid-19, sikundër janë Italia, Kina, Anglia, Gjermanija, Franca, etj.,

2- KUJDESUNI ndaj vetes dhe të afërmëve tuaj sidomos atyre të moshuar,
3- KUJDESUNI ndaj higjenës suaj dhe asaj të mjedisit ku jetoni, 4- QËNDRONI për disa kohë vetëm në mjediset tuaja shtëpiake, 5- USHQEHUNI shëndetshëm dhe me ato mundësi që keni,
6- REHIDROHUNI herë pas here me çajra e lengje nga më të ndryshmet,
7- VETËIZOLOHUNI kur keni edhe dyshimin më të vogël të kontaktit me persona të sëmurë nga Covid-19, sepse ndihmoni në mos përhapjen e tij, POR edhe në mos sëmurjen tuaj,
8- INFORMOHUNI me kujdes kur keni paqartësira, DHE mos bini pre e sharlatanizmave dhe e protagonizmave te rrejshme, që jo pak ngrenë krye në rrethana të tilla epidemike,
9- VETËMJEKIMI me Antibakterialë/Antibiotikë është i pakëshillueshëm,
10- QËNDRONI në kontakt me MJEKËT e FAMILJES, të cilët ju njohin mjaft mirë, dhe merni këshillat e tyre shumë të dobishme në raste të tilla…..

MOS përdorni vend e pa vend nr. 127, duke ju krijuar munësinë atyre që vërtet kanë nevojë, të marin keshillat e duhura dhe ndihmën mjeksore në kohën e duhur…..KJO ËSHTË NDIHMA më e madhe që mundet të na bëni në kësi rastesh……

Nuk është aspak koha dhe nuk ka aspak vend për militantizëm partiak të asnjë ngjyre….30 vite ishin të mjafta për të treguar pandershmërinë, papërgjegjëshmërinë dhe pangopësinë e kësaj klase/kaste/glase politiqenërish, të cilëve u besuam fatet e demon-kracisë…..

Nëse do të mundemi të nxjerim mësimet e duhura si popull, shumë shpejt do të na vijë koha për të korigjuar gabimet tona…TANI duhet vetëm e vetëm dashuri e përkushtim, besim reciprok e urtësi që tia dalim me sukses të mundim kulçedrën Covid-19….NE SË BASHKU ME JU DO TË FITOJMË!!!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura