Parandalimi i kancerit, Angelina Jolie heq edhe vezoret (FOTO)

Mar 24, 2015 | 10:46
SHPËRNDAJE

Aktorja Angelina Jolie ka hequr vezoret e saj dhe tubat fallopiane, si një masë parandaluese kundër kancerit. Duke shkruar në “New York Times”, Jolie tha se ajo i është një operacioni javën e kaluar, pasi mbart një gjen që e rrezikon 50% për zhvillim të kancerit ovarian.

Angelina Jolie

Dy vjet më parë Jolie, nëna e së cilës ka vdekur nga kanceri, iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë (heqja e të dy gjinvje).

“Nuk është e lehtë për të marrë këto vendime”, tha ajo. “Por është e mundur për të mbajtur kontrollin dhe për të trajtuar në kohë çdo çështje shëndetësore”.

Jolie, e cila është martuar me aktorin e Hollywood-it, Brad Pitt, vendosi të heqë vezoret dhe tubat fallopiane, pas një kontrolli mjekësor të kryer dy javë më parë.

Familja Pitt-Jolie

39-vjeçarja bëri me dije se pavarësisht “nga zëvendësimet e hormoneve që jam duke marrë, tani jam në menopauzë”, tha Jolie.

“Unë nuk do të jem në gjendje të kem më fëmijë dhe unë pres ndryshime fizike. Por ndihem e qetë me çfarëdo që do të vijë, jo sepse unë jam e fortë, por sepse kjo është një pjesë e jetës. S’ka asgjë për t’u frikësuar”, tha ylli i kinemasë, fituese e çmimit Oscar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura