“Paralizim total i jetës në Tiranë”- Zëdhënësja e PD: Maratona dështimi i radhës i organizuar nga Veliaj

Oct 13, 2019 | 14:03
SHPËRNDAJE

Duke komentuar zhvillimin e maratonës, zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa se ky aktivitet ishte dështimi i radhës i organizuar nga kryebashkiaku Veliaj.

maratona

Reagim i plotë:

“Maratona e Tiranës, dështimi i radhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!

Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe është i vetmi vend argëtimi për qytetin.

Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv. Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura