Paralajmëron analisti politik: Cilat parti do kërkojnë zgjedhje të reja pas balotazhit

Nov 19, 2017 | 15:10
SHPËRNDAJE

Rezultatet e zgjedhjeve të sotme të balotazhit, do të sjellin një ripozicionim të ri të partive politike, ku të gjitha subjektet politike, përpos AAK-së, do të kërkojnë zgjedhje të parakohshme edhe në nivel qendror.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Lirim Zorra.

auto_zgjedhje1511096754

“Rundi i dytë për zgjedhjet e kryetareve të komunave mund të na japë një pasqyrë më të mirë, për forcën e disa partive dhe një sinjal për situatën momentale politike, dhe poashtu për të ardhmen, ku partitë e ndryshme përveç AAK mund të kërkojnë zgjedhje të parakohshme nacionale”, ka thënë Zorra për “Bota sot”.

Sipas tij, PDK mund të shpallet si parti kryesore, nëse arrin t’i fitojë tri komuna të mëdha: Ferizajn, Prizrenin dhe Mitrovicën.

“PDK mund të shpallet si parti kryesore në rast se i fiton 3 komuna të mëdha Ferizajn, Prizrenin dhe Mitrovicën, në rast se fiton në këto 3 komuna, atëherë e forcon atë si në aspektin e kontrollimit të komunave të mëdha dhe do t’i jepte sinjal që është në gjendje të mirë edhe për zgjedhje të parakohshme, sepse kontrollon disa komuna me numër të konsiderueshëm”, ka thënë ai.

Sa i përket LDK-së, ai ka thënë se fitorja më e madhe për këtë subjekt politik, do të ishte rikthimi i Prishtinës.

“Për LDK-në, fitorja më e madhe do të ishte rikthimi i Prishtinës ku do të jepte sinjal dhe fuqizim të idesë se prapë mund të rikthehej në kohën e Rugovës, mirëpo edhe mbajta e Gjilanit, Ferizajt, Podujevës dhe Istogut, janë shenja tjera që votuesi i LDK-së po i pëlqen ndryshimet në LDK dhe koordinimin midis kastës se vjetër dhe të resë”, ka vlerësuar Zorra.

Për Lëvizjen Vetëvendosje, Zorra ka thënë se duhet të fitojë Prishtinës edhe për një mandat, dhe së paku edhe ndonjë komunë tjetër.

“VV duhet të fitojë Prishtinën dhe se paku një komunë tjetër për të treguar që nuk e kanë veç Shpend Ahmetin si model dhe që edhe kandidati tjetër mund të jetë model i zhvillimit komunal dhe të përdoret në zgjedhjet e ardhshme, fitore bindëse do të ishte për ta në rast se do të fitonin Prizrenin dhe Gjilanin me Prishtinën edhe pse dyshoj se mundet t’i ketë këto 3 komuna”, është shprehur më tej në prononcimin për “Bota sot”, analisti Lirim Zorra.

Ndërsa, për AAK-në Zorra, ka thënë së ajo duhet t’i fitojë sot së paku katër komuna në mënyrë që ajo të futet në mesin e tri partive më të mëdha në vend.

“Fitorja e AAK-së në Gjakovë, Suharekë, Rahovec dhe Istog, do të ishte shenjë se AAK mundet të hyjë në 3 partitë kryesore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, po ashtu do të dëshmonte që udhëheqja nga Haradinaj është në rrugën e duhur”, ka vlerësuar ai.

Kurse, për NISMA-n dhe AKR, Zorra ka theksuar se mjafton që këto parti të arrijnë t’i fitojnë dy komunat e tyre. NISMA për Kosovën duhet që të fitojë, Malishevën, kurse, AKR duhet të arrijë të fitojë Mitrovicën. /Bota Sot/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura