Paralajmërimi, rriten viruset vrasës rezistentë ndaj antibiotikëve

Oct 31, 2019 | 16:35
SHPËRNDAJE

National Health Service ka paralajmëruar rritjen e viruseve vrasës rezistentë ndaj antibiotikëve. Shifrat e reja tregojnë se ka pasur një rritje prej 9% të rasteve nga viti 2017 në vitin 2018.

Ndërsa antibiotikët janë jetik për trajtimin e infeksioneve kërcënuese për jetën, ato shpesh përdoren për të trajtuar sëmundje jo shumë të rrezikshme, gjë e cila ka sjellë shumë probleme sa i përket shëndetit.

Capture

Marrja e antibiotikëve inkurajon bakteret e dëmshme që jetojnë brenda jush të bëhen rezistente, që do të thotë që antibiotikët mund të mos funksionojnë kur ato të jenë vërtetë të nevojshme.

Kërcënimi i rezistencës ndaj antibiotikëve vazhdon të rritet dhe raporti i Programit të Mbikëqyrjes Angleze për Përdorimin dhe Rezistencën Antimikrobike (ESPAUR) tregon se infeksionet e gjakut rezistente ndaj antibiotikëve, të cilat mund të jenë shumë seriozë, u ngritën për një të tretën midis 2014 dhe 2018

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura