Paralajmërimi nga PD: Xhafaj po prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës

May 15, 2018 | 22:33
SHPËRNDAJE

Nenkryetari i PD Edi Paloka rithekson ne nje status ne FB se ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Paloka ka renditur edhe 4 pasojat qe sjell mos doreheqja e Xhafajt dhe qendrimi i tij akoma ne zyren e Ministrit te Brendshem.

Statusi i plotë:

fdd50508-2db7-47b7-9205-d5e053b1ac31

Pse hesht Ministri i Brendshëm?

Fatmir Xhafaj duhet të jetë rasti i vetëm në botë që kapet në flagrancë duke shkelur ligjin dhe fshihet pas karriges së Ministrit të Brendshëm.

Kanë kaluar më shumë se 24 orë që kur shqiptarët panë sesi vëllai i Ministrit të Brendshëm kapet në pazare droge, por Fatmir Xhafaj bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Fatmir Xhafaj duhet të largohet një orë e më parë.

Çdo orë në zyrën e Ministrit të Brendshëm:

1. Prish provat e lidhjeve të të vëllait me trafikun e drogës
2. Pengon hetimin e të vëllait për trafik droge
3. Pengon arrestimin e tij për vuajtjen e dënimit me 7 vjet e dy muaj burg.
4. Pengon zbatimin e ligjit antimafia.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura