Paralajmërimi i Thaçit: Do të ndërmarr veprime nëse nuk propozohet mandatari për Kryeministër

Jan 17, 2020 | 13:18
SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi ka ‘kërcënuar’ me veprime kushtetuese në rast se nuk gjendet zgjidhje për formim të institucioneve. Ai ka kërkuar që sa me shpejt të bëhet propozimi për mandatarin.Hashim-Thaci-1-600x360

Thaçi ka deklaruar para mediave se shpreson në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjendet një zgjidhje, në përputhshmëri me votën e qytetarëve.

Ai ka shtuar se në rast se nuk ndodh një gjë e tillë do të ndërmarrin të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor.

“Unë shpresoj në vullnetin e mirë të spektrit politik që të gjejnë zgjedhje politike në përputhshmëri me votën e qytetarëve me 6 tetor, shpresoj që kjo zgjedhje të jetë sa më e shpejt. Në anën tjetër do të ndërmarrë të gjitha hapat kushtetues dhe ligjor”, shtoi ai, raporton Televizioni T7.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura