Paralajmërimi i SHBA: “Euro 2016” në Francë rrezikohet nga sulmet terroriste

May 31, 2016 | 19:38
SHPËRNDAJE

SHBA-ja ka paralajmëruar sot qytetarët e saj që turneu më i madh i futbollit në kontinentin europian, Euro 2016, që këtë verë do zhvillohet në Francë është një nga ‘objektivat e mundshëm për terroristët”.

34C9ED1C00000578-3618236-image-a-18_1464714409222

Ky paralajmërim vjen pas lajmeve që janë publikuar më herët nga mediat evropiane se Euro 2016 është i rrezikuar nga terrorizmi.

Kampionati fillon në Paris më 10 qershor, duke tërhequr ekipet më të mira ndërkombëtare nga kontinenti dhe qindra mijëra tifozë që do ta ndjekin.

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit pasqyron një paralajmërim të ngjashëm nga Presidenti Francois Hollande dhe vjen pasi policia e mjekësisë ligjore dhe policët e armatosur kanë marrë pjesë sot në një stërvitje për të qenë të përgatitur nga sulmet terroriste, jashtë stadiumeve të futbollit në Paris dhe Lion.

Në deklaratën e Departamentit të Shtetit thuhet: ‘Stadiumet e Euro Cup, zona e tifozëve dhe objektet argëtuese paraqesin objektivat e mundshëm për terroristët. Ne po lajmërojmë qytetarët amerikanë për rrezikun e sulmeve të mundshme terroriste në të gjithë Evropën, duke synuar evente të mëdha, vendet turistike, restorante, qendra tregtare dhe të transportit. Numri i madh i turistëve që vizitojnë Evropën në muajt e verës do të paraqesë objektivat më të mëdha për terroristët që planifikojnë sulme në vende publike, sidomos në evente të mëdha.”

34C9EEE800000578-3618236-image-a-19_1464714411109 34C9EE6000000578-3618236-image-a-20_1464714414890 34C9E0D000000578-3618236-image-a-15_1464714248538 34C9E70800000578-3618236-image-a-17_1464714261615 34C9E1EB00000578-3618236-image-a-16_1464714256261

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura