Paralajmërimi i Presidentit të KE-së: Eurozona drejt shpërbërjes

Nov 25, 2015 | 16:51
SHPËRNDAJE

Presidenti i Komisionit Europian Zhan-Klod Janker ka bërë një paralajmërim të fortë ditën e sotme, duke thënë se monedha e përbashkët europiane mund të dalë nga qarkullimi.

CDU Holds Federal Party Congress...BERLIN, GERMANY - APRIL 05: The former Prime Minister of Luxembourg Jean-Claude Juncker speaks at the CDU federal congress on April 5, 2014 in Berlin, Germany. The CDU, which is the majority partner in a coalition government with the German Social Democrat, is meeting to agree on its policy course ahead of European Parliament elections scheduled for May. (Photo by Axel Schmidt/Getty Images)Sipas tij, kjo mund të vijë për shkak të masave të forta në kufi të vendeve të Eurozonës për të ndalur fluksin e emigrantëve.

Edhe pse në letra Shengeni ekziston, de fakto ai është pushuar, teksa vendet e BE-së kanë po rikthejnë regjimin e vizave për shkak të kërcënimeve që vijnë nga vala e refugjatëve të luftës, mes të cilëve ka edhe kontingjent terrorist.

Kështu, sipas Jankerit, pushimi i Shengenit e bën të pakuptimtë euron dhe Eurozonën. “Nëse shpirti i Shengenit del nga tokat dhe zemrat tona, atëherë ne do të humbasim më shumë se Shengeni”, ka thënë ai. “Një monedhë e përbashkët nuk ka kuptim pa Shengenin”, vijoi Jankeri më tej.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura