Paralajmërimi i opozitës për prishje të marrëveshjes, ja si i përgjigjet kryeministri: As me forcë dhe as me shantazhe…

Jul 10, 2020 | 13:36
SHPËRNDAJE

Rama hapja e listaveKryeministri Edi Rama i është përgjigjur Partisë Demokratike, e cila një ditë më parë deklaroi se çdo ndryshim në marrëveshjen politike është alibi e maxhorancës dhe do të çonte në prishjen e dakordësisë së 5 qershorit.

Rama ka thënë se PS-në nuk e merr dot askush peng, as me forcë dhe as shantazhe. Ai ka thënë se marrëveshja me opozitën e bashkuar nuk preket, por do të pranohet vetëm hapja e listave.

“Vënia e kujës se duke u prishur marrëveshja e 5 qershorit po bëhet diçka kriminale në raporte me integrimin e vendit është krejtësisht e pabazë, marrëveshja e 5 qershorit nuk prekjet nga ne, dhe këtu është ngërçi i vetëm që kemi me opozitën parlamentare dhe do të kërkojmë deri në fund nga ajo dhe ata që janë iniciatorët e ndryshimeve që të mos insistojnë në ndërhyrje për administrimin e zgjedhjeve, nuk duan numërim nga partitë politike, kundër kam qenë edhe unë, por ky është lëshimi i madh që kemi bërë, opozita jashtëparlamentare nuk ka asnjë alibi, zero për të kërkuar në funksion të mungesës së garancive, se rregullat e lojës janë shkruar dhe do të zbatohen bashkërisht.

Kërcënimet dhe aludimet se po u bë kjo ne do bëjmë ashtu e aty, do dalim këtu e atje nuk e ndihmojnë procesin, por nga ana tjetër peng PS dhe Kuvendin e Shqipërisë ku hyn edhe opozita parlamentare nuk e merr dot askush nga jashtë këtij Kuvendi as me forcë, as me shantazhe e kërcënime dhe në raport me Evropën dhe partnerët që ishin të përfshire dhe ndikuan në marrëveshje ne jemi absolutisht të qartë, produkti është ai që flet”, tha Rama./ Panorama.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura