Paralajmërimi i Lubonjës: Jemi në pragun e diktaturës, mazhoranca kërcënim, mund të bëjnë gjëra që…

May 17, 2018 | 20:03
SHPËRNDAJE

Analisti dhe publicisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën Opinion në News24, teksa ka komentuar videon e bashkepunetorit X qe u quajt ne audiopergjimin e PD, i cili doli sot dhe pranoi njohjen e tij me vellane e ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj, Agronin, tha se prokuroria nese do te ishte e paanshme, do te hetonte Agron Xhafajn sepse mbi te ka nje akuze tani nga denoncimi i PD se eshte marre se fundmi me trafik droge.

lubo pwr deshmit

Pse e mbron Rama-Xhafajn dhe ju bindën argumentet qe perdori kryeministri?

Jo s’më bindën, pse e mbron duket se mbron vetveten, pushtetin, një kryeminister që i dalin dy ministra të Brendshëm të lidhur me trafikun që të gjitha rrugët të cojnë te kryeministri që i zgjedh, dhe po ndërton sot kulla me paratë e drogës, beosj se s’mund të jetë bindës argumenti që unë e cova në një laborator dhe e provova brenda 24 orëve që ky është montim. Këtu jemi në pragun e diktaturës, veprimet e fundit këtu të cojnë një cipë e hollë i ndan, se e morën edhe e cuan direkt ne Itali, thonë që iku vetë, duket që ishte e orkestruar.

Si e gjykoni strategjinë e opozitës, sa larg do shkojë me këtë strategji?

Kjo që po bën opozita, është më mirë se sa të mos ishte opozita, sepse atëherë imagjinoni ca bëjnë këta, asgjë s’merret vesh. Ne marrim vesh ca gjëra që s’i dimë dhe kemi zë më shumë, e nga kjo duhet nxjerrë si mund të ndërtojmë një tjetër alternativë.

Mendoj se denoncimi që po bën opozita është i vërtetë, janë gjëra që ne i dimë, e vetmja gjë që ne s’e dime dhe këta e dinë janë provat. Provat i kanë institucionet, këta që i bëjnë, se ne i shohim nga jashtë, i shohim te kullat që po bëjnë.

Por ama edhe rreziqet janë të mëdha se unë e shikoj më shumë kërcënim këtë lloj mazhorance dhe shoh një kryeminister që nuk ka aftësinë për të gjykuar që ka përgjegjësi dhe që duhet të ndryshojë, por vetëm të quajë tradhëtarë e armiqë, punë qensh sic thotë, punë destabilizmi si të ishim në kohën e Enver Hoxhës, ndërsa këtu kemi ngelur te dhuna verbale dhe tek konfliktualiteti, por rreziku është i madh se mund të kalohet dhe në këto situata qe këto interesa mjaft të mëdha ti shtyjnë të bëjnë gjëra të pakthyeshme më të mëdha që mund të marrin edhe jetë njerëzish.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura