Paralajmërimi i Kryemadhit: Fakte me zë dhe me figurë, se si drejtues të PS kanë tjetërsuar e blerë votat

Nov 15, 2018 | 17:32
SHPËRNDAJE

Monika Kryemadhi ka paralajmëruar se, do të ketë fakte me zë dhe me figurë, se si drejtues të PS-së kanë tjetërsuar dhe kanë blerë votat, në zgjedhjet e vitit 2017, në bashkëpunim me bandat kriminale.

kryemadhi

Deklarata e Kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, u bë pasditen e kësaj të enjteje, gjatë një takimi me strukturat në Dibër.

Lidhur me zgjedhjet, Kryemadhi tha se, “nuk jam e bindur qe do kemi vetëm zgjedhje vendore”.

“Jo më larg se para pak kohësh, ju keni parë nëpër media se si kryetari i Bashkisë Durrës komunikonte për shitblerjen e votës. Pra ajo që është e domosdoshme dhe ne e kemi thënë më përpara dhe kanë qenë kryetaret apo ndërmjetësuesit e bandave, apo edhe e grupeve kriminale që merren me trafikun e drogës, për të ndërmjetësuar për të tjetërsuar votën e shqiptarëve. Në vazhdim do të ketë dokumenta dhe fakte të tjera me zë dhe me figurë se si drejtues të Partisë Socialiste në bashkëpunim me bandat kriminale në qytete të ndryshme, kanë tjetërsuar dhe kanë blerë votat. Ashtu siç kemi prezent raportin e OSBE/ODHIR, apo edhe raportet e përgatitua nga BE, që 20 përqind e votave të zgjedhjeve të 2017-tës kanë qeve vota të blera. Duke qenë në një situatë të tillë, ky parlament nuk ka më asnjë vlerë, sepse morali i mandatave të mazhorancës është morali i mandateve të drogës, ku shqiptarët ndjejnë çdo ditë e më shumë të frutuar, të shqetësuar të lodhur dhe kjo vjen për shkak të situatës në të cilën është krijuar në vend”, tha kryetarja e LSI-së.

“Njeriu që ja pin gjakun më shumë shqiptarëve është Edi Rama dhe sekti i rilindjes”, shtoi.

Kryemadhi shprehu mbushjeje për kauzën e protestës së banorëve të Unazës së Re në ktyeqytet.

/Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura