‘Paralajmërimi i fundit, ndërhyrja është çështje kohe, do vijmë edhe natën”, deklarata e fortë e Presidentit Erdogan

Feb 19, 2020 | 11:21
SHPËRNDAJE

thumbs_b_c_c8744deff64bd6fc9bf45275103a3507

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan duke folur në mbledhjen e partisë së tij ka paralajmëruar se operacioni ushtarak në Idlib është një çështje kohe dhe se Turqia i ka bërë planet dhe do të godasë papritur për ta kthyer atë qytet në një vend të sigurt.

“Jemi të vendosur ta kthejmë Idlibin në një vend të sigurt si për Turqinë, ashtu edhe për popullin e rajonin. Ne do t’i japim fund agresionit në Idlib. Këto do jenë ditët e fundit për tërheqjen e regjimit atje, dhe ne tani po bëjmë paralajmërimet tona të fundit.

Operacioni në Idlib tani është çështje kohe. Si në çdo operacion, ne themi se mund të vijmë papritmas edhe natën.

Nuk ka rëndësi se çfarë kostoje do ketë që ta kthejmë Idlibin në një vend të sigurt për popujt e Turqisë dhe Sirisë”, tha ai.

Ushtria siriane ka rrethuar Idlibin si zonën e fundit të mbajtuar nga rebelët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura