Paralajmërimi i frikshëm i Ramës: Kërcënohet harmonia fetare dhe përkatësia evropiane e shqiptarëve

Sep 11, 2017 | 22:45
SHPËRNDAJE

Me tone të forta, teksa i ka kërkuar bashkim gjithë faktorit politik në vend, opozitës që e ka cilësuar qoftë tradicionale, apo sezonale, kryeministri Rama nga foltorja e Kuvendit ka dhënë një paralajmërim të fortë, lidhur me atë që e ka quajtur kërcënim i shqipes dhe harmonisë fetare dhe përkatësisë evropiane të shqiptarëve.

rama foltore qeveria 2

Duke iu referuar histerisë së fundit që pasoi “mbulimin” e Skënderbeut në shesh, gjatë festës së Kurban Bajramit, Rama tha se për këtë duhet një analizë e fortë dhe reflektuese.

Në emër të shumicës qeverisëse ju shpreh sot të gjithëve, opozitës tradicionale apo sezonalë, gatishmërinë tonë të ndërmarrim një nismë të përbashkët, tryezë të hapur që duhet të na bashkojnë,

“Shqipëria e bashkuar me Evropën, apo bashkimi kombëtar i shqiptarëve janë apo nuk janë paketë e bashkëpunimit tonë? Nuk po flas për Shqipëri të madhe por për një popull të vetëm shqiptar, që ka dy shtete, por është ende larg së qeni i lidhur në të drejta dhe detyrime, kompakt në qëllimet e   mëdha. Edhe gjuha jonë sot, shqipe, gjuha e unifikuar shqipe është e kërcënuar, ca nga inercia e boshllëkut të arsimit në tranzicion, ca nga çodoria e pjellë prej tranzicionit që na shfaqet në forma shqetësuese marrëzie, si ishte ajo që përfshiu edhe heroin tonë kombëtar Skënderbeun. Njerëz që nuk maten as me zgjatimin e funbarkut të kalit të Gjergjit mbinë nga dheu për t’i bërë karshillëk historisë së tij, historisë sonë të fëmijëve tanë. Aq qesharak, ai episod kërkon analizë, reflektim, jo për perden që nuk e mbuloi monumentin, por me cfarë u shfaq duke e përdorur atë perde të montuar si embrioni i një krimbi kërcënues, për harmoninë fetare dhe përkatësinë evropiane të shqiptarëve”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura