Paralajmërimi i frikshëm i ekspertit britanik: Mund të shohim 50 mijë raste në ditë, nëse…

Sep 21, 2020 | 18:34
SHPËRNDAJE

Mbretëria e Bashkuar mund të numeroje deri ne 50 mije raste të reja të koronavirusit në ditë nga mesi i tetorit, nese nuk merr masat te tjera, ka paralajmëruar këshilltari kryesor shkencor i qeverisë.britani

Sipas BBC, ai ka paraljameruar se vendi rrezikon të përballet me nga 200 viktima në ditë me pas.

Kjo vjen ndërsa Kryeministri përgatitet të drejtojë një takim të komitetit mengjesin e neserm dhe nese do te kete masa te tjera shtese.

Të hënën u raportuan 4,368 raste me koronavirus.

Duke folur në Downing Street përkrah këshilltarit kryesor mjekësor, Prof Chris Whitty, Patrick theksoi se shifrat e dhëna nuk ishin një parashikim, por shtoi: “Për momentin ne mendojmë që epidemia po dyfishohet afërsisht çdo shtatë ditë. Nëse kjo vazhdon pa pushim, do të përfundonim me 50,000 raste ne dite në mes të Tetorit”- tha ai.

“Sfida, pra, është të sigurohemi që te eliminojne kete kohe te dyfishimit, kjo kërkon shpejtësi dhe kërkon veprim”- tha ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura