Paralajmërimi i ekspertit të OKB-së: Njerëzit në Korenë e Veriut janë në rrezik për vdekje nga uria

Oct 13, 2021 | 23:00
SHPËRNDAJE

kim jong unFëmijët dhe të moshuarit në Korenë e Veriut janë në rrezik të vdesin nga uria, ka thënë një ekspert i OKB-së.

Raportuesi special i OKB-së për të drejtat e njeriut ka fajësuar sanksionet ndërkombëtare dhe bllokadën nga COVID-19 për shkurtimin e ushqimit.

Tomas Ojea Quintana bëri thirrje që sanksionet, e vendosura për shkak të programeve bërthamore të Koresë Veriore, të hiqen për të parandaluar një krizë.

Koreja e Veriut mendohet se është në krizë të rëndë ekonomike.

Vendi mbylli kufijtë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, raporton BBC. Si rezultat, tregtia me Kinën ka rënë. Koreja e Veriut mbështetet në Kinë për ushqim dhe karburant.

Lideri Kim Jong-un pranoi këtë javë se vendi po përballet me “situatë të zymtë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura