“Parajsa ka një vend të rezervuar për maestron, Franco Battiato!”

May 28, 2021 | 21:14
SHPËRNDAJE

Antonio Fernández Vicente

antonio

Antropologu, Claude Levi Strauss thoshte se muzika shëron shpirtin në tjetër dimension. Muzika na bashkon të gjithëve, muzika është gjuhë universale, këtë e përforcon më shumë dhe shprehja e Franco Battiatos e cila thoshte: ¨gira tutt’intorno alla stanza mentre si danzadanza¨.

Battiato ishte poeti mistik që endej gjithmonë gjatë perëndimeve diellore në kërkimin e qetësisë e paqes.

Battiato i ngjante rapsodit që iu këndonte atyre që ndihen të huaj kudo që të jenë, pa ndjenja, gjithmonë në kërkim të bujarisë e lumturisë.  Ai ishte poeti që i shkruante pelegrinëve që ishin në kërkim të përjetshëm.

Kjo ishte udha që kishte zgjedhur Battiato, të cilit i pëlqente të jetonte më shumë në poezi sesa në prozë.

¨Hija e dritës¨

Battiato me hijeshinë e tij modeste na rikujtonte që jemi hije e dritës. Në rrugët më të pasigurta, në ato pa krye, nuk mund as të braktisim as të na braktisin.

¨Se lumturia e dashurive më të thella

Apo e zemrave më të cekëta

Është vetëm drita e errësira

Ma kujto sa i palumtur jam

Larg ligjeve të tua

Si ta shkapërdredh kohën që më ka mbetur¨

¨Kura¨

Jetojmë në një botë të ndyrë ku mbretërojnë dhuna e urrejtja. Battiato iu vuri emër atyre që na mbrojnë nga frika, padrejtësitë, mashtrimet, zhgënjimet, fiksimet. Atyre që shërojnë nga sëmundjet, me të cilët do endemi rrugëve që na shpien në realizimin e ëndrrave tona. Atyre që na sjellin durim dhe heshtje. Atyre që na shpëtojnë nga melankolia kur parfumi i dashurisë zbrazet mbi trupat e shpirtrat tanë.

¨Sepse ti je e veçantë dhe unë do kujdesem për ty¨.

¨Tejet e hijshme¨

Battiato jetoi në Sicilia, bashkë me bukurinë e muzikës e të peisazheve të vendlindjes së tij. Jetoi aty larg zhurmës e rrëmujës.

Që të udhëtosh, nuk duhet domosdoshmërisht të lëvizësh fizikisht, ashtu si për të qenë gjithmonë i ri, duhet thjesht t´a lësh hijen të shtrihet përtej natës. Shkrimtari, Claudio Magris e quante jetën një udhëtim pambarim, edhe nëse nuk dalim nga dhoma jonë e gjumit.

¨Mos më pyet se ku të shpie rruga. Ndiqe dhe ec i vetëm¨.

¨Zogjtë fluturojnë¨

Poeti që mendonte që të kesh liri është po aq e domosdoshme sa është për zogjtë fluturimi:

¨Zogjtë i hapin krahët e fluturojnë më mirë se avionët, perspektivat e ndryshojnë botën, fluturime të domosdoshme e ngritje të menjëhershme drejt kodeve të gjeometrisë ekzistenciale¨.

¨Vij për të të kërkuar¨

Poeti i kundërshtisë e atij që do të rrijë vetëm por është rob i pasionit dhe shpirtit vetmitar. Sepse shpirti im nuk është i lumtur, shpirti im të do ty¨.

Battiato ishte një poet që për të gjetur veten, i duhej të gjente dashurinë e vërtetë, ¨lexoj në sytë e tu e ti lexon në sytë e mi¨ edhe pse unë i njoh gënjeshtrat e tua dhe ti e njeh frikën time të trishtë.

¨Vij për të të kërkuar sepse kam nevojë të flas me ty sepse prezenca jote për mua është thelbi i qenies sime¨.

Lamtumirë i pavdekshmi Franco, i ke shtuar nur artit, muzikës!

Antonio Fernández Vicente doktor në filozofi, ai jep mësim në Universitetin e Cuenca-s, Castilla La Mancha. Ka shkruar disa libra dhe kontribuon në të përjavshmen ¨The Conversation¨

Shkrimi u përkthye në shqip nga Albana Murra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura