Para votimit në OKB të kandidaturës së Shqipërisë, ministrja Xhaçka takim me diplomatët në SHBA: Vendi ynë, rol konstruktiv në…

Jun 10, 2021 | 17:51
SHPËRNDAJE

oltaxhacka

Ditën e premte pritet të votohet në New York kandidatura e Shqipërisë për t’u bërë pjesë e Këshillit të Sigurisë në OKB si anëtare jo e përhershme.

Mbrojtja e të drejtave të grave, ruajtja e paqes, siguria, të drejtat e njeriut dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm do të jenë pikat kryesore ku do të fokusohet Shqipëria në kuadër të anëtarësimit të vendit në Këshillin të Sigurimit.

Gjatë takimit të Ministres së Jashtme Olta Xhaçka me përfaqësues të përhershëm të SHBA-së, Britanisë dhe Rusisë, ajo theksoi se ambiciet janë të mëdha.

“Pritshmëritë janë modeste, por ambiciet janë të larta. Shpresojmë që vendi të sjellë një kontribut pozitiv në diskutimet e KS”, tha ministrja gjatë takimeve.

Një pjesë e rëndësishme gjatë takimit të ministers Xhaçka me ambasadoret, ishin dhe prioritetet e Shqipërisë për të garantuar të drejtat e grave, paqen në vend dhe sigurinë.

Grupi i Evropës Lindore, ku bën pjesë edhe vendi ynë, ka pranuar që Shqipëria të jetë kandidaturë e vetme e këtij rajoni si anëtare jo e përhershme e Këshillit për periudhën 2022 – 2023, duke e bërë të sigurtë zgjedhjen e vendit tonë në këtë detyrë.

“Konsensusi i qartë në parim ndaj kësaj kandidature është shprehje e pritshmërisë se, Shqipëria mund të luajë një rol konstruktiv dhe do të ndihmojë në gjetjen e ekuilibrave në një Këshill me pozicione të ndara”, nënvizoi ministrja gjatë takimeve me përfaqësues të këtyre vendeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura