Para përballjes me Portugalinë, Armenia i bën ‘dhuratë’ Shqipërisë

Sep 7, 2015 | 20:07
SHPËRNDAJE

Ka përfunduar në rezultatin 0-0 ndeshja mes Armenisë dhe Danimarkës, takim i vlefshëm për eliminatoret e “Euro 2016”.

Foto marre nga "Dailymail"
Foto marre nga “Dailymail”

Ky është barazimi i dytë që danezët marrin pas atij me Shqipërinë me rezultatin 0-0 në Kopenhagen të premten që shkoi.

Danezët cilësohen si rivalët direkt të Kombëtares shqiptare të futbollit në grupin I, referuar edhe rezultateve të fundit.

Me barazimin e marrë në Armeni, danezët shkojnë në kuotën e 12 pikëve, ndërsa kuqezinjtë e De Biazit kanë 11 pikë.

Por avantazhi për Kombëtaren shqiptarë të futbollit qëndron në faktin se kanë edhe tre ndeshje për të zhvilluar, me Portugalinë mbrëmjen e së dielës në orën 20:45, me Serbinë në “Elbasan Arena” dhe Armeninë në fushë të huaj.

Ndërsa danezëve u mbetet edhe një ndeshje për të luajtur kundër luzitanëve në fushën kundërshtare, përjashtuar një miqësore me Francën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura