Para dhe pas make up-it/ “Transformimi” i Rina Balajt bëhet viral në rrjet (VIDEO)

Jun 22, 2022 | 8:18
SHPËRNDAJE

PANORAMA PLUS/ Të dalësh pa make up në rrjetet sociale është diçka që shumë pak personazhe të famshëm e bëjnë.

Mirëpo, këtë kompleks Rina Balaj duket se nuk e ka. Në internet së fundmi është bërë virale një video e këngëtares gjatë një transformimi tek grimieria e saj. Në video shfaqet i gjithë procesi i bërjes së make up-it te Rina, ku në një fragment duket autorja e hitit “Rosita” pa pikë grimi.
Përpos një trupi të tonifikuar, nga pamjet duket se Balaj gëzon edhe një fytyrë të pastë dhe të përkujdesur.

Ju kujtojmë që përpos aspektit profesional, Rina Balaj vihet në qendër të vëmendjes edhe për format e saj trupore. Këngëtarja gëzon një fizik të palestruar, ku nuk heziton të vë në pah format e rrumbullakosura. Edhe fotot e saj të fundit në Instagram këtë vërtetojnë. Ajo është shfaqur shumë provokuese në bikinit e saj “modest” të zinj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura