“Paqe” në 2 miqësoret juglindore, Skënderbeu dhe Besa nuk bindin

Aug 10, 2022 | 20:36
SHPËRNDAJE

U zhvilluan në juglindje të vendit 2 duele miqësore të cilat përfunduan në barazim 1-1. Në Korçë u përball Skënderbeu I Migen Memellit me Devollin, skuadër që militon në Kategorinë e Dytë.

Devolli-Skenderbeu

Bardhekuqtë nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi në këtë duel. Një ndeshje më 2 tablo, teksa në fragmentin e parë, trajneri Memelli hodhi në fushë, lojtarët në provë dhe ata të ardhur nga ekipi i të rinjve. Fragmenti i parë u fitua nga bilishtarët, ku kapiteni Përe, shndërroi në gol penalltinë e fituar nga Demollari. Në pjesën e dytë, trajneri Memelli hodhi në fushë altilerinë e rëndë, por nuk mundi ta përmbyste sfidë. Golin e barazimit për Skënderbeun e shënoi Dean Liço me kokë.

Një tjetër duel interesant u luajt në juglindje të vendit, në stadiumin e Pogradecit u përballën vendasit e trajnerit Samuel Nika, me Besën e Kavajës.

pogradeci

Edhe kjo përballje nuk prodhoi fituesit. Pogradecarët, që këtë sezon do të militojnë në Kategorinë e Dytë, kaluan të parët në avantazh me anë të Berberit që shënoi me penallti, ndërkohë që për Besën barazoi mesfushori Sulovari në minutën e 50-të.

REZULTATET E DY MIQËSOREVE:

SKËNDERBEU-DEVOLLI 1-1

GOLAT: Liço / Përe (p)

POGRADECI – BESA  1-1

GOLAT: Berberi 24′ / Sulovari 50′

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura