Paparaci në Kuvend/ Bode përqafon Mesila Dodën, Angjeli me tre deputete në makinë

Oct 3, 2016 | 15:00
SHPËRNDAJE

Ridvan Boda dhe Mesila Doda, në momente afeksioni

Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, ka qenë në qendër His të vëmendjes këtë javë në media. Kjo për arsye të një debati, i cili degjeneroi në fyerje mes saj dhe kryetarit të LGBT, Kristi Pinderi. Ndërkohë që diskutohej për legalizimin e prostitucionit, Mesila doli kundër publikisht, ndërsa Kristi filloi ta thumbojë Mesilën.

p1

Kaq ka mjaftuar dhe deputetja i ka kthyer një përgjigje përvëluese, ku tërheq vëmendjen togëfjalëshi “legen i vogël”, në adresë të tij. Nuk është hera e parë që Doda dhe Pinderi bëjnë debat, meqë deputetja është besimtare katolike dhe nuk e ka pranuar asnjëherë faktin që në Shqipëri të lejohen martesat mes homoseksualëve dhe predikon vazhdimisht vlerat e familjes tradicionale.

Por në Parlament situata ka qenë tërësisht ndryshe dhe aspak luftarake. Doda, teksa po rrinte në oborrin e Parlamentit këtë të enjte, është takuar me kolegun e saj Ridvan Bode, me të cilin kanë qenë pjesë e të njëjtit Grup parlamentar, deri sa ajo iku te Grupi i PDIU-së. Bode e ka përqafuar Mesilën pas bisedave të ngrohta që kanë pasur me njëri-tjetrin. Bode, në fakt, ka çuditur pak me këtë mënyrë sjelljeje. Ai vijon të ketë akoma hijen e rëndë të ministrit të Financave dhe nuk shquhet si deputet me ndonjë sjellje afektive me kolegët. Gjithsesi, ata të dy mbeten në llogore të ndryshme, përderisa partia ku bën pjesë Mesila është në koalicionin qeveritar.

Anastas Angjelit ia kanë zili të gjithë!

Jo jo, s’e kemi fjalën për makinën, edhe pse ai tip “Audi” i shtenjtë është për t’u pasur zili. Por kësaj here deputeti i Partisë Socialiste tërhoqi vëmendjen me tjetër gjë. Shoferi i tij solli makinën si përherë në oborrin e Parlamentit dhe prej saj nuk doli vetëm zoti Angjeli.

P6 IMG_4311

Çdo derë e makinës u hap dhe prej saj dolën plot tri deputete socialiste, të cilat ishin shoqëruar me xhentilesë nga kolegu i tyre. Me siguri deputetët mund të vinin nga ndonjë aktivitet i përbashkët, ose nga selia e PS-së dhe kanë menduar që të evitojnë trafikun duke përdorur vetëm një makinë.

Albana Vokshi shfaq sensualitetin

Është një nga zonjat më të pashme të Parlamentit, por edhe me shumë grinte në aktivitetin e saj si deputete e opozitës.

IMG_4287

Ndërkohë ne na tërheq vëmendjen sa herë vjen në Parlament, me kujdesin që tregon për veshjet, duke rënë në sy për hijeshinë.

Jemini, versioni sport

Nuk na bie rasti shpesh t’i shohim politikanët në veshje sportive. Kostumi dhe kollarja janë veshjet zyrtare me të cilat ata shfaqen në publik dhe i vetmi moment kur mund t’i shohim ndryshe, është me anë të fotove të paparacit.

p5 Si në rastin e deputetit të karrierës në PD, Jemin Gjana, i cili është shfaqur në rrugët e Tiranës me tuta. Nuk diskutohet që ngjan shumë mirë edhe kështu./Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura