PAPARACI/ Rama…sa rehat pa opozitën, Gjermeni bisedon me lypësen

Apr 3, 2017 | 9:32
SHPËRNDAJE

Paparaci i Panorama ka fiksuar momente interesante ne seancen e fundit te Kuvendit. Kryeministri Rama ndihet shume ne rehat pa opoziten ne Parlament, teksa del nga dera e pare, jo nga ajo mbrapa qe e perdorte gjithmone.

Tom Doshi, personazhi i javes brenda te majtes per kritikat e tij ndaj kryeprokurorit Adriatik Lalla dhe kreut te ILDKP-se, Shkelqim Ganaj duket i qete prane Gramoz Rucit.

Ndersa ministrja Eglantina Gjermeni, eshte kapur nga paparaci i Panorama teksa bisedon me nje lypese.

Rama më rehat pa opozitën, del nga dera para e Parlamentit dhe përshëndet si ushtarak

Ne që kemi vazhdimisht fotograf dhe gazetarë në ambientet e Parlamentit, e dimë mirë që Kryeministri Edi Rama nuk preferon të dalë nga dera e përparme e Parlamenti. Atë e pret vazhdimisht eskorta e tij nga dera e pasme.

IMG_9657 Por këtë të enjte, ai ka preferuar që të dalë nga dera para, së bashku me socialistët e tjerë, deputetë e ministra. Ajo që të bie në sy është veshja e Ramës, ku pantallonat e kostumit janë shumë të gjera dhe këpucët janë në formë atletesh. Rama ka përshëndetur deputetë nga larg me stil ushtarak dhe ka ndenjur pak mes tyre, duke biseduar.

IMG_9495

IMG_9467

Doshi i zemëruar në komisione, por i qetë pranë Ruçit

Të gjithë ata që e ndjekin politikën, besojmë se u ka rënë në sy lajmi që deputeti Tom Doshi ka bërë debate të forta në komision me kolegët e tij.

IMG_9460Doshi rrallë ka protagonizëm në komsione parlamentare apo seanca, por kur flet, ëshstë gjithnjë i ashpër dhe kritizer. Por, me sa duket, tashmë ka kaluar gjithçka, sepse shfaqet mjaft i qetë në krah të Ruçit, teksa del nga seanca parlamentare këtë të enjte. Kjo quhet demokraci në radhët e partisë dhe mendimi ndryshe brenda llojit është i mirëpritur.

Olta Xhaçka vjen me fuoristradë dhe si pasagjere në seancë

Fotoja më lart është e një jave më parë, kohë kur zonja Olta Xhaçka, e sapozgjedhur si ministre e Mirëqenies, i vetmi privilegj që mori si ministre ishte parkimi i makinës së saj private brenda oborrit të Parlamentit, një makinë modeste, jo të shtrenjtë si kolegët, të cilën ajo preferon ta ngasë vetë.

IMG_9344Por këtë të enjtë ajo ka ardhur në seancë ashtu si duhet të vijë një ministre, me një makinë fuoristradë, me shofer dhe ajo e ulur mbrapa. Edhe në veshje, zonja Xhaçka duket se ka treguar kujdes të veçantë, duke hequr dorë nga pantallonat e shallet që e mbulojnë, duke përdorur kostume dhe taka, veshje shumë klasike dhe elegante.

Eglantina Gjermeni kapet duke biseduar me një lypëse

Duhet pohuar sepse është fakt. Shumica prej nesh, kur kalojmë afër ndonjë lypësi, në përgjithësi, jemi indiferentë. Merremi gjithë kohën me punët tona dhe nuk na bën përshtypje çfarë na rrethon.

IMG_9270 Duhet thënë se ajo që na rrethon është më së shumti varf- ëria. Por ministrja Eglantina Gjermeni ka bërë një gjest shumë human. Ajo është afruar afër lypëses, i ka falur diçka, madje edhe ka biseduar me të. Me siguri lypësja e shkretë as ia ka pasur idenë se zonja që po qëndron përballë saj është ministre!

IMG_9285

Xhafaj preferon më pak elemente sigurie se paraardhësi

Nuk ka as makinë të blinduar dhe as roje të shtuara. Ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka ardhur këtë të enjte në Parlament me një fuoristradë të zakonshme dhe me pak roje. Ndërkohë, mbajmë mend se paraadhësi i tij, ministri Saimir Tahiri, filloi të përdorë makinë të blinduar dhe shtoi më shumë roje.IMG_9745

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura