Paparaci/ Plas moda e pantallonave super të gjera në Parlament

Apr 10, 2017 | 9:55
SHPËRNDAJE

Paparaci i “Panorames” sjell edhe kete te diele me pikantet nga bota e politikes. Edhe pse opozita ka bojkotuar Kuvendin, perseri ka lajme interesante qe vijne prej andej. 

Kete jave kane qene ne fokus grate ku kane spikatur me pantallonat e gjera. 

Plas moda e pantallonave super të gjera në Parlament

Ka qenë një ditë me shi e enjtja që lamë pas e seancës plenare, por kjo nuk i pengoi deputetet femra që të zgjedhin veshjet e preferuara nga dollapët e tyre, paçka se nuk mund të ishin shumë të përshtatshme në kohë shiu.

Ministrja e Arsimit, shumë e shigjetuar këto kohë për reformën në arsimm jo vetëm nga opozita, por edhe nga aleatët e LSI-së, këtë të enjte ishte veshur në mënyrë shumë të veçantë. Zonja Lindita Nikolla ka hequr dorë kësaj radhe nga fundet klasike apo pantallonat e zakonshme dhe është shfaqur me pantallona shumë të gjera, tamam siç është moda këto kohë.

b3

Veshja e saj e veçantë ka tërhequr edhe vëmendjen e kolegëve, sidomos atyre meshkuj, të cilët e kanë shoqëruar me vështrimet e tyre, derisa sa ministrja ka hipur në makinë. Të njëjtën ide për veshje duket se ka patur edhe deputetja e LSI Silva Caka.

b1

Ajo është në moshë të re, ka linja shumë elegante të cilat i rifitoi vetëm pak javë pas lindjes së fëmijës dhe këtë herë kishte zgjedhur gjithashtu pantallona të gjera me të cilat dukje një mrekulli.

PS-LSI në krizë, por jo Fredi me Flamurin

Flamur Çelaj është deputet i ri në Parlamentin shqiptar. Ai erdhi si deputet liste, pas heqjes së imunitetit të deputetit të Vlorës, Shkëlqim Selami, të cilit iu dogj mandati si pasojë e ligjit të dekriminalizimit.

b5Por duket se Flamuri është shoqëruar shumë shpejt me kolegët e tij, kjo edhe për faktin se ai ka qenë pjesë e administratës shtetërore më parë. Këto ditë kur PS dhe LSI po shkëmbejnë kunja mes tyre, Fred Peza dhe Flamur Çelaj duken shumë të qetë me njëri-tjetrin.

Qefalia dhe Lutaj çmallen me ish- kolegen Luiza Xhuvani

Siç të gjithë e mbani mend, aktorja Luiza Xhuvani, e cila u bë deputete e Grupit të Partisë Socialiste, dorëzoi mandatin pas vrasjeve që bëri i biri. Ndërkohë, ajo i është rikthyer profesionit të saj të parë, aktrimit.b6

b7 Paparaci ynë e fotografoi pak ditë më parë teksa dy deputetët socialistë, Lutaj dhe Qefaliaj, e takuan me shumë dashamirësi aktoren e njohur dhe ish-kolegen e tyre.

Ylli Pango i shtangur nga ajo që i tregon Dylgjeri

Ylli Dylgjeri, dikur pjesë e administratës së Kryeministrit Nano dhe aktiv në shtypin e shkruar, është fotografuar nga paparaci ynë teksa ka ndalur në rrugë Ylli Pangon dhe i tregon një gjë në celular. Që të dy kanë ndenjur disa minuta në këmbë në rrugë, duke parë atë gjënë që, me siguri, do të ketë qenë interesante…

b2

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura