PAPARACI/ Pasi i gjuajtën me miell, Taulant Balla dhe kolegët e tij shohin fotot në telefon

Apr 15, 2018 | 15:56
SHPËRNDAJE

Pa dalë akoma nga salla e Parlamentit, fotot ku duket Kryeministri Rama dhe ministrat, të lyer me miell, bënë xhiron e rrjetit. Mbase, këto foto kanë qenë duke parë Taulant Balla dhe deputetët e tjerë të maxhorancës, sapo dolën nga salla e Kuvendit.

Mbase, nga rrëmuja që u krijua, ata nuk arritën të shohin shumë detaje dhe, mbi të gjitha, mbase, nuk arritën të lexonin disa nga parullat pikante që ata kishin në dorë. Por falë rrjeteve sociale që shpërndan çdo informacion me shpejtësi marramendëse, deputetët kuptuan gjithçka më mirë kur hapën celularët dhe panë më qartë se çfarë kishte ndodhur.

PANORAMA PLUS

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/taulant-balla-sheh-fotot-me-miell-ne-rrjete-sociale-bashke-me-koleget/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura