PAPARACI/ Njihuni me familjen e deputetit Vangjel Dule

Apr 15, 2018 | 22:23
SHPËRNDAJE

Ai është një nga deputetët me karrierë të gjatë në Parlament si dhe është prej vitesh kryetar i Partisë për të Drejtat e Njeriut si dhe me origjinë minoritare.

Vangjel Dule është i njohur gjithashtu si deputet, që ka bashkëpunuar me të djathtën dhe me të majtën, ka pasur edhe ministra nga forca e tij politike në qeveri të majta dhe të djathta dhe ka arritur të jetë edhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë.

Për momentin, ka zgjedhur të jetë në opozitë, pasi është zgjedhur si deputet i Partisë Demokratike. Ndërkohë që dimë shumë për karrierën politike të Dules dhe aftësinë e tij në artikulim, nuk dimë shumë për jetën e tij private. Me anë të kësaj fotoje, keni mundësi të njiheni me familjen e tij, bashkëshorten dhe dy fëmijët.

PANORAMA PLUS

http://www.panorama.com.al/panoramaplus/njihuni-me-familjen-e-deputetit-vangjel-dule/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura