Paparaci në Kuvend/ Tom Doshi ‘strehon’ kaubojsin, Haritos dikush duhet t’ia lajë makinën

Jan 23, 2017 | 14:08
SHPËRNDAJE

Ne seancen e pare te ketij sesioni, deputete e ministra jane shfaqur te buzeqeshur, edhe pse e dine qe disa prej tyre i kane ditet e numeruara ne Kuvend. 

Paparaci i Panorama ka fiksuar momente kur deputete e ministra shfaqen te buzeqeshur me njeri- tjetrin, ndoshta edhe prej bakllavase dhe gjelit te detit te shijshem. 

Deputetëve ua mbledh i ftohti, ja si kujdesen për njëri-tjetrin

Mesa duket, nga i ftohti nuk kanë vuajtur vetëm ata që kanë probleme ekonomike, por edhe njerëz me mundësira për të jetuar më mirë se pjesa më e madhe popullsisë. E kemi fjalën për politikanët tanë, të cilët janë ndjekur nga paparaci ynë edhe këto ditë të para të vitit 2017.

Ka disa gjëra që bëjnë përshtypje teksa i sheh në foto. Si fillim kupton se cilët kolegë shkojnë mirë me njëri-tjetrin, pastaj kupton se cilët kanë marrëdhënie më të afërta, pavarësisht origjinës apo moshës.

P.sh., Musa Ulqini, një politikan karriere në Partinë Socialiste, nuk shquhet shumë për protagonizëm në Parlament, edhe pse ka karrierë të gjatë, por jashtë sallës shihet që bisedon gjatë me kolegët e tij. Madje, me njërin prejt tyre, Erion Braçen, nuk mjaftohet vetëm me biseda, por i rregullon edhe shallin, që të mos ftohet.
p4

Nga ana tjetër, deputeti Tom Doshi, i cili mbyll një mandat problematik për shkak të fërkimeve me Ilir Metën, të cilin e akuzoi disa vite më parë se kishte paguar njerëz për ta vrarë, tani duket më i qetë, madje ka rregulluar marrëdhëniet edhe me disa kolegë, si p.sh., ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Ndërsa është parë pak ditë më parë që ka marrë në makinën e tij luksoze deputetin kaubojs, Eduard Ndocaj, dhe deputeten që zëvendësoi Mark Frrokun, zonjën Ferracaku. Nuk e dimë nëse i mblodhi në një makinë i ftohti, apo janë miq të ngushtë.

p5

Deputetët në humor të mirë, ministrat super të buzëqeshur

Edhe pse një situatë e ngarkuar me punë, për shkak të emergjencave si pasojë e motit, politikanët tanë nuk duken shumë nën stres, Përkundrazi, siç e shikoni edhe nga fotot, janë në humor të mirë dhe shumë të qeshur dhe të dashur me njëritjetrin.

p7p1

Madje, Eglantina Gjermeni dhe Bled Çuçi, dy prej ministrave të qeverisë Rama, bëjnë shaka edhe me një ish-ministër të qeverisë së ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Rulin, duke i hedhur edhe dorën në qafë.

Asnjë inovacion që makina e Haritos të lahet vetë

Shoferi i ministres së Inovacionit, Milena Harito, do të donte që institucioni ku ai është i punësuar të bënte ndonjë shpikje të tillë që makinat të lahen vetë.

p6

Por deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur, kështu që ai është i detyruar ta çojë në lavazh makinën e shefes, kur bëhet pa larë. Mirëpo kjo duket që ka kohë që nuk ka ndodhur, përderisa është kaq pis dhe si e tillë, kur ndalon në institucione, duket shumë keq.

Në ditët e komisioneve deputetët ua varin veshjes

Siç e dimë, salla e Parlamentit kërkon një kod veshjeje, të cilin në përgjithësi deputetët dhe anëtarët e qeverisë e respektojnë, me ndonjë përjashtim të rrallë. Por kjo gjë nuk mund të thuhet për ditët kur deputetët shkojnë në Kuvend, në mbledhjet e komisioneve përkatëse, ku ata janë pjesëtarë. Këtë ditë, paparaci ynë ka fotografuar deputetë të ndryshëm duke hyrë dhe duke dalë në këtë institucion.

p2p3

Ajo që të bie në sy është se shumica janë të veshur sport, për të qenë sa më komodë. Deputeti i Partisë Socialiste, Sadri Abazi, siç e shikoni, ishte veshur me xhinse dhe xhup. Po ashtu edhe deputetja e PDIU-së, Mesila Doda, me këpucë të sheshta, pantallona sport, shumë ndryshe nga sa paraqitet në Parlament.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura