Paparaci në Kuvend/ Tahiri afrimitet me ministrin e LSI, Dash Shehu ‘mëson’ Blushin

Oct 31, 2016 | 11:50
SHPËRNDAJE

Edhe këtë javë paparaci i ‘Panorama’ ka mundur të fiksojë disa nga momentet më pikante jashtë ambienteve të Kuvendit.

Saimir Tahiri është parë shumë i afërt me ministrin e LSI-së, Lefter Koka, ndërsa nga ana tjetër Blendi Klosi është fotografuar teksa ecën i përqafuar me deputeten Blerina Gjylameti. Ndërkohë Ben Blushi dhe Dashamir Shehu shihen duke diskutuar.

Agron Duka ka fituar një sharm të veçantë që kur është bërë kryetar, aq sa duket se kolegët kanë dëshirë të fotografohen pranë tij, e ndërsa Jorida Tabaku është parë të shëtisë me një veshje sportive, krejtësisht ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim më parë.

Jorida Tabaku, ashtu siç nuk e keni parë ndonjëherë

Jorida Tabaku është një nga deputetet më të pashme që ka Parlamenti shqiptar. Vajza e gjatë dhe elegante, e cila vjen në politikë nga zyrat e Kryeministrisë dhe nga bota akademike, nuk mund të lërë askënd indiferent teksa ecën në rrugë. Edhe nëse do të ishte një femër e panjohur, përsëri nuk do t’i mungonte veëmendja.

p1

Por Tabaku është edhe një deputete mjaft aktive në Parlament, si një zë i fuqishëm për problemet e mëdha që ka ekonomia shqiptare. Por bota femërore, krahas këtij aktiviteti, ka vazhdimisht kuriozitet se si do të jetë veshur Jorida këtë të enjte?

Gjithnjë me fustane dhe kostume shumë elegante, Jorida është një nga deputetet më të bukura. Por kësaj here kemi mundësi ta shohim me një veshje komplet tjetër. Paparaci ynë e ka kapur në ditët e fundjavës, kur shumica e njerëzve mezi presin të heqin rrobat serioze dhe sidomos takat, që të dikton vendi i punës, për t’u rehatuar me tuta e atlete.

Kjo ka bërë që Jorida gati të mos njihet, pa grim dhe me tuta sporti. Por edhe kështu, ajo ka përsëri sharmin e saj autentik, që e bën të identifikueshme edhe përtej syzeve dhe tutave.

Dash Shehu po i shpjegon diçka interesante Blushit

Pak ditë më parë, deputeti socialist Ben Blushi deklaroi largimin e tij nga Partia Socialiste, duke mbetur kë- shtu deputet në Parlament, por i papërcaktuar akoma se në çfarë force politike do të shkojë.

Nëse shohim këtë foto, mendja të shkon se Dash Shehu mund të jetë duke e joshur për të shkuar te partia e tij, LZHK, një parti e vogël, por që ka goxha vite e krijuar.

Por nuk besojmë se mund të ketë qenë kjo biseda, sepse, siç e dimë, Blushi po bëhet gati të krijojë një parti të re. Dashi mbase mund të jetë duke i treguar diçka nga eksperienca e tij, kur edhe ai u detyrua të ikë nga PD dhe të krijojë partinë e tij.

p4

Klosi dhe Gjylameti ecin të përqafuar drejt Parlamentit

Nuk u ka mjaftuar një shtrëngim duarsh prej kolegësh, as një përqafim i ngrohtë prej miqsh. Ministri i Mirëqenies Blendi Klosi, ka mbajtur të përqafuar gjatë, madje edhe në ecje, deputeten socialiste, Blerina Gjylameti.

p5

Kjo pamje tregon se kolegët socialistë kanë marrëdhënie shumë të mira me njëri-tjetrin, ndërkohë që na kujtojnë kohët kur ishim të vegjël dhe mbanim njëri-tjetrin të përqafuar edhe në ecje. Për disa, koha mbetet në vend. Lum si ata!

p6

Saimiri konfliktohet me Manjanin, por shkon shumë mirë me Kokën

Një nga debatet më të nxehta politike të kësaj jave ka qenë ai mes ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe atij të Drejtësisë, Ylli Manjani. Ky i fundit, duke shprehur shqetësimin për përhapjen e kanabisit, propozoi që të merret me këtë punë ushtria.

p2

Ndërkohë ministri Tahiri doli publikisht dhe e kundërshtoi këtë tezë. Ky nuk është rasti i parë, kur ministra të PS-së dhe LSI-së përplasen publikisht, por kjo mesa duket nuk ka vlerë për të gjithë ministrat. Ja, p.sh., sa mirë shkon Saimiri me ministrin e LSI-së, Lefter Koka.

p3

Të gjithë në radhë për të bërë një foto me Agron Dukën

Pasi shpalli në konventë javën e shkuar programin e Partisë Agrare Ambientaliste, kryetar i së cilës u bë pak javë më parë, tashmë Agron Duka në Parlament nuk është më si pjesë e Partisë Republikane, por e asaj Agrare.

Në konventë, edhe Partia Demokratike, por edhe ajo Socialiste, e ftuan partinë e Dukës të shkonte me to. Por Duka ka deklaruar se do të jetë në opozitë me pushtetin. Ndërsa në Parlament ai tashmë ka fituar një sharm të veçantë që kur është bërë kryetar, aq sa kolegët e tij kanë dëshirë të fotografohen pranë tij, sapo shohin në oborrin e Parlamentit ndonjë fotograf.

p8

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura