Paparaci/ Pantallonat e Kumbaros dhe çorapet e Haritos të lënë pa fjalë. Bregu në shoqërinë e Aqifit

Feb 13, 2017 | 12:51
SHPËRNDAJE

Shpesh here kemi shkruar qe Parlamenti eshte shnderruar ne nje pasarele per te treguar blerjet e fundit, vecanerisht nga deputetet femra.

Kete te enjte paparaci i Panorama ka fiksuar ne aparat pantallonat e ministres se Kultures, Mirela Kumbaro, por edhe çorapet e ministres Milena Harito, te cilat te lene me te vertete pa fjale.

Nga ana tjeter Majlinda Bregu, i ka gjithmone e me te shpeshta takimet me deputetet e kampit tjeter. I tille eshte edhe momenti i fiksuar nga paparaci i Panorama ku ajo eshte duke biseduar me deputetin e PDIU-se, Aqif Rakipi.

Pantallonat e Mirela Kumbaros dhe çorapet e Milena Haritos të lënë pa fjalë

Jo rrallëherë, veshjet bëhen objekt diskutimi për deputetët, sidomos ditën e Parlamentit, kur vëmendja e kameramanëve, fotografëve dhe e gazetarëve është shumë e madhe. Ndër fotot që na solli paparaci ynë këtë radhë, dy që na ranë më shumë në sy për veçantinë e tyre ishin fotoja majtas, e cila tregon ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila ka veshur një palë pantallona blu me kuadrate të kuqe.

po2po3

Pantallonat janë shumë sport dhe si të papërshtashme për të shkuar në Parlamanet, por që gjithsesi nuk çudisin kur bëhet fjalë për zonjën Kumbaro, e cila në përgjithësi ka një stil jo shumë formal. Në foton tjetër shihet ministrja e Inovacionit, Milena Harito, e cila këtë herë ka veshur një palë geta me dizenjo disi të fortë, saqë të binin menjëherë në sy, por që i dukeshin bukur gjithsesi.

Majlinda Bregu në shoqërinë e Aqifit

Shoqëria e deputetes demokrate, Majlinda Bregu, me deputetët e krahut tjetër, tashmë nuk përbën çudi. Atë e sheh vazhdimisht në shoqërinë e deputetëve socialistë, edhe nëse brenda në sallë kolegë të saj të Grupit Parlamentar Demokrat po bëjnë një betejë të vërtetë kundër tyre.

Stili i saj i moderuar, nga disa përtypet e nga disa të tjerë jo, por mesa duket kjo gjë nuk e shqetëson Majlindën. Ajo, si gjithmonë, dallon për veshjet e saj shumë të bukura dhe të shumëllojshme, shfaqet e kuruar deri në detaje dhe e buzëqeshur, pavarësisht zhvillimeve.po1

Kësaj here, paparaci ynë e ka kapur me deputetin e PDIU-së, Aqifin, i cili është bërë jo rrallë herë objekt diskutimi dhe debatesh në Parlament. Nuk dihet se cili mund të ketë qenë argumenti i diskutuar mes Majlindës dhe Aqifit, ose siç e thërrasin miqtë dhe kolegët, Qifes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura