Paparaci në Kuvend/ Olta Xhaçka në krahët e Çuçit, Fufi personazhi i javës

Nov 7, 2016 | 11:20
SHPËRNDAJE

Edhe këtë të diel, Paparaci i “Panoramës” ka sjellë foto pikante nga seanca e së enjtes në Kuvend.

Astrit Patozi duket se është lagur disi nga një shi i shkurtër, ndërsa Olta Xhaçka duket e sigurt në krahët e Bledi Çuçit.

Mhill Fufi, ish-deputeti i PD-së, shfaqet i qetë para seancës, pa e ditur se ajo do të ishte e fundit në grupin parlamentar të PD-së.

Pushteti ta shton afeksionin për kolegun, si në rastin e Xhaçkës me Çuçin

Ministri i Pushtetit Vendor, Bled Çuçi, njihet për natyrën e tij të qetë, jo shumë e hasur kjo mes politikanësh. Politikanët zakonisht janë sanguinë dhe nuk u duhet shumë për t’i nxjerrë nga binarët. Me Çuçin në fakt nuk ndodh kjo. Në debate të ndryshme televizive, ai ruan tonet e ulëta, ndërsa, siç e shihni edhe nga fotoja, në Parlament qetësisë së tij i shton edhe shprehjen e dashurisë për kolegët.

IMG_6404

Ai është fotografuar nga paparaci ynë këtë të enjte teksa mbante fort të përqafuar kolegen e tij, Olta Xhaçka. Kujtojmë që Xhaçka ka edhe bashkëshortin e saj koleg në Parlament. Mbase kjo mund të jetë dhe arsyeja që në atë Grup Parlamentar është shtuar aq shumë konfidenca dhe miqësia me njëri-tjetrin, sepse kanë njohje të më- parshme, ndihen mirë meqë janë edhe në pushtet, por kanë edhe lidhje të tilla familjare tek-tuk. Po e shijojnë, me një fjalë!

Fufi ikën nga PD, po Kaç Islami pse e sheh me kuriozitet?

Një nga lajmet më interesante të kësaj jave në Parlament ka qenë përjashtimi i deputetit të Grupit Parlamentar të PD-së Mhill Fufi, sepse nuk respektoi vendimin e Grupit dhe ndenji në sallë për të votuar ligjet, kur të gjithë kolegët e tij u larguan. Në fakt, Fufi është tamam një deputet liste, tërësisht i panjohur dhe pa ndonjë kontribut në jetën politike, qoftë edhe të zonës së tij, si dhe nuk ka folur një herë në Parlament.

IMG_6375Për herë të parë emrin e tij e dëgjuam nga goja e Tom Doshit, kur akuzonte se kishin dashur ta vrisnin atë dhe Fufin. Dhe siç thotë edhe shprehja “çfarë nuk të vret, të bën më të fortë”, Fufi tashmë është në krahun e “të fortëve”, të atyre që janë në pushtet. Problemi është se aq afër sa rri me Kastriot Islamin, ekziston dyshimi se mos e bind edhe atë të rikthehet te shtëpia e tij e vjetër politike.

Lefter Koka dhe Agron Duka, kunetërit gjithnjë në humor

Dhe meqë jemi duke folur për familjarë dhe kushërinj në Parlament, ja ku i kemi dy të tjerë. Bëhet fjalë për ministrin e Mjedisit Lefter Koka, pjesë e LSI-së, si dhe kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Në rastin e Oltës dhe Artanit, kemi të bëjmë me bashkëshortë, Koka dhe Duka janë kunetër.

IMG_6356Në ndryshim nga çifti që përmendëm më sipër, të cilët janë pjesë e një partie, Duka dhe Koka janë në opozitë politike me njëri-tjetren. Por me siguri kjo nuk i pengon që në darkë të bëhen bashkë dhe të flasin për shumë gjëra, madje edhe për politikën. Mbase mund të jenë të njëjta këndvështrimet e tyre në një tavolinë familjare, por në Parlament ata janë kundërshtarë politikë, por të qeshur gjithsesi!

Shoqëruesit “e pamëshirshëm” që e lënë Patozin të laget!

Çfarë s’të sheh syri në oborrin e Parlamentit, truproja e shofera që vrapojnë që t’u shërbejnë sa më mirë shefave të tyre, që ata të jenë të qetë dhe komodë për t’i shërbyer popullit sa më mirë. Dhe natyrisht që asnjëri prej tyre nuk ka provuar disa siklete përditshmërie që kalon shumica, si p.sh. të të zërë shiu dhe të bëhesh qull.

IMG_6347Por njëri e ka provuar këtë të enjte! Dhe ky është Astrit Patozi. Këtë të enjte ai është shfaqur rrugës vetëm duke ardhur nga selia e PD-së te ajo e Parlamentit. Edhe pse nuk është shumë larg si distancë, Patozi, i cili nuk kishte marrë çadër, është bërë qull deri kur ka mbërritur në destinacion.

Timo Flloko të lë pa fjalë me pamjen prej djali të ri

Ashtu si bashkëshortja e tij, regjisorja Vera Grabocka, edhe Timo Flloko është një rast i jashtëzakonshëm i një rinie që zgjat. Është diku në prag të 70-ve, por aktori i famshëm ka një formë fizike të përkryer, vijon të bëjë sport dhe mbi të gjitha përdor veshje shumë rinore, si në rastin e këtyre tutave të kuqe. Vërtet impresionuese pamja e djaloshit Timo.

4747

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura