Paparaci në Kuvend/ Nga takat torturuese të Liljanës te syzet e çuditshme të Esmeraldës

Feb 20, 2017 | 11:32
SHPËRNDAJE

Tashmë është e dukshme se femrat e politikës çdo herë edhe më tepër po kujdesen në detaj për pamjen dhe veshjen e tyre.

Çdo të enjte, kur zhvillohen seancat Parlamentare, paparaci i “Panorama” na sjell disa nga imazhet pikante që ndodhin jashtë sallës.

Edhe këtë javë nuk kanë munguar detajet në paraqitjen e jashtme të deputetes Esmeralda Shkjau si dhe Liljana Elmazit. Gjithashtu ka rënë në sy edhe afrimi i Jozefina Topallit me deputetin e Ps, Xhemal Qefalia.

Ndërkohë nga ana tjetër, duket se Sali Berisha nuk i ka shumë qejf deklaratat ekskluzive dhe preferon që të fasë kur të gjitha mediat janë bërë bashkë.

p2

Jozefina Topalli “kapërcen ylberin”. Biseda të ngrohta dhe plot humor me Xhemal Qefalinë

Ish-kryetarja e Parlamentit dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, njihet për profilin e një gruaje të fortë në Parlament, një imazh që i ka mbetur që kur e drejtonte atë institucion.

p2

Pas ishkryeministrit Sali Berisha, Topalli është deputetja e dytë e Grupit Parlamentar të PD-së që përdor një gjuhë të ashpër me deputetët e maxhorancës dhe në përgjithësi nuk e sheh të shoqërohet me ta edhe jashtë dyerve të Parlamentit.

p3

Por këtë herë, paparaci ynë fiksoi disa momente të veçanta. Zonja Topalli ndaloi dhe bisedoi për disa minuta me deputetin socialist të Tiranës, Xhemal Qefalia. Kujtojmë se ky është deputeti që kohët e fundit është akuzuar nga opozita si njeriu që po fiton shumë para publike me bizneset e tij. Por, nga mënyra se si po qeshin dhe flasin, nuk duket se po diskutojnë mbi atë problem.

p4

Berisha refuzon prononcime ekskluzive, pret të mblidhen të gjithë gazetarët

Si gjithmonë nuk mungon protagonizmi i spikatur i ishkryeministrit Sali Berisha çdo seancë parlamentare, por ky protagonizëm vazhdon edhe jashtë dyerve të Parlamentit. Siç e dini, këtë të enjte, në seancën e radhës ndodhi një incident.

p7

Gjatë kohës që në foltore e kishte marrë fjalën zoti Berisha, deputeti socialist Erjon Braçe filloi ta fyejë nga vendi. Në këtë moment, deputeti demokrat Flamur Noka i afrohet dhe e gjuan me një top letre, gjest që u dënua me 10 ditë mosprezencë në Parlament të tij. Ky fakt bëri që gazetarët të kërkonin një prononcim nga Berisha.

p6

Njëri kërkoi që prononcimin ta kishte ai i pari, por Berisha, si një njohës shumë i mirë i medias dhe mik i gazetarëve, priti që të afrohen të gjithë, pastaj foli.

Takat torturuese të Liljanës dhe syzet e çuditshme të Esmeraldës

Si gjithmonë, veshja e deputeteve femra të enjten në Parlament është në shënjestrën e paparacit tonë. Siç e kemi parë, zonjat përpiqen të vishen mirë, paçka se jo gjithmonë ia dalin. Ajo që na tërhoqi vëmendjen këtë radhë ishte deputetja e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau. Një vajzë e re shumë simpatike, Esmeralda tenton gjithashtu që të jetë në trend në veshjen e saj dhe aksesorët që zgjedh.

p5Kësaj here kishte vënë një palë syze me një skelet të kuq, shumë të theksuar, por me veshjen e zezë dukeshin mjaft këndshëm. Ndërsa deputetja e Partisë Demokratike, Liljana Elmazi, përdor gjithmonë taka shumë të larta. Me siguri i pëlqejnë, paçka se jo rrallë duket se mezi ecën me to.

p8 p1

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura