Paparaci në Kuvend/ Lindita Nikolla me garderobë me vete, Ulsi Manja e Mimi të kapur dorë për dore

Oct 9, 2017 | 9:11
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, është fotografuar këtë të enjte nga paparaci ynë teksa po dilte nga makina e saj zyrtare.

mimi nikolla ulsi

Siç e keni ndjekur edhe nga mediat, këtë të enjte pati një seancë maratonë me disa orë shkëputjeje në drekë, ku u përjashtua nga Parlamenti edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Mbase për arsye të kësaj ngarkese, ministja Nikolla është detyruar të mbajë rroba rezervë në makinë. Në fakt, në ndryshim nga disa kolege të cilat i ndërruan veshjet nga paraditja në pasdite, ajo vijoi të mbajë të njëjtin kostum të zi. Mbase nuk i kanë hyrë në punë, ose i ka blerë të reja, ose i ka marrë në pastrim kimik. Të gjitha këto, impenjime grash edhe kur janë në pozicione të rëndësishme.

Por paparaci ynë ka kapur edhe një tjetër moment pikant, atë të ecjes dorë për dorë të dy deputetëve socialistë.

Mimi Kodheli dhe Ulsi Manja mbahen nga duart me njëri-tjetrin.

Nuk është një gjë e re në fakt, që deputetët socialistë, përveçse kolegë, duket që kanë edhe marrëdhënie shumë të mira miqësie me njëri-tjetrin, por janë vërtet domethënëse.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura