Paparaci në Kuvend/ Deputetët ‘dush të ftohtë’ nga shiu, Berisha i jep çadrën Topallit

Nov 14, 2016 | 8:46
SHPËRNDAJE

Dita e enjte ka qene e veshtire per deputetet, te cilet pervec oreve te gjata te debatit, kane pasur edhe nje element shtese: rreshtjet e shumta te shiut gjate atyre pak metrave qe hynin ne Kuvend.

Paparaci i “Panorama” ka fiksuar disa momente te deputeteve e ministrave te cilet kane pesuar nje dush te ftohte kete te enjte nentori.

“Aleancat” poshtë çadrave dhe një gjest bujarie i Berishës për Xhozin

Këtë të enjte, koha me shi ka bërë që deputetët të prezantohen në seancë pak më ndryshe se herët e tjera. Duke vrapuar edhe kur kishin çadra, ata nuk i kanë shpëtuar zemërimit të natyrës duke u bërë qull.

IMG_6801

Megjithatë, përtej pamjes së egër dhe situatave konfliktuale në Parlament, jashtë tij shohim një lloj solidariteti, por më së shumti brenda llojit. Ajo që na ka bërë më shumë përshtypje këtë herë është një gjest që bëri ish-kryeministri Sali Berisha. Ai u fut në sallë disa minuta para ish-kryeparlamentares Jozefina Topalli.

IMG_6800

IMG_6807

Kjo e fundit nuk kishte çadër, kështu që Berisha i dha me shumë bujari truprojën e tij së bashku me çadrën e tij mitike, të stërmadhe, me ngjyrat kuq e zi të flamurit kombëtar.

IMG_6776IMG_6781Topalli duket se është gëzuar shumë që Berisha, edhe pse më ngarkesë politike për ato çfarë do të flasë në atë sallë, nuk harron të jetë xhentëlmen dhe është shumë i kujdesshëm ndaj koleges, dhe gëzimin e shfaq në portret.

Fatmir Toçi xhentil me ministren Milva Ekonomi

Edhe pse një ministër ka të drejtën e një shoferi dhe truproje, duket se ministres së Ekonomisë Milva Ekonomi nuk i kanë hyrë në punë asnjëherë.

IMG_6829IMG_6832Në ndihmë të saj ka shkuar deputeti socialist, Fatmir Toçi, i cili e ka shoqëruar me çadër ministren deri brenda godinës së Parlamentit.

Shoqëruesi i Beqajt në hall të madh me gjatësinë e shefit

Me siguri ndihet shumë në siklet kur i duhet ta shoqërojë me çadër. Deri te hapja dhe mbyllja e derës gjithçka është Ok, por çadra realisht është një vuajtje e madhe.

IMG_6753Kjo sepse shoqëruesi i ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është shumë i shkurtër, ndërkohë që ai vetë është shumë i gjatë. Në këto kushte, të ngresh krahun në gjatësinë e shefit është gati një mision i pamundur. Prandaj shoqëruesi i Beqajt me siguri paguhet jo vetëm me rrogën e zakonshme, por edhe me ndonjë shpërblim për vështirësi në punë!

Flamur Noka gjithnjë altruist me kolegët

Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë e Berishës, Flamur Noka, njihet për natyrën e tij ekspresive. Është gjithnjë shumë aktiv në Parlament, duke u bërë si një avokat mbrojtës për vete dhe për kolegët e tij.

IMG_6794Edhe në ditë shiu, Flamuri bën të njëjtën gjë, duke mbajtur poshtë çadrës kolegun e tij, të përqafuar madje.

Bojaxhiu kërkon aleancën e Ndokës?

Duket se kanë preferuar të jenë në qetësi, vetëm në shoqëri të njëri-tjetrit. Mund të imagjinohet se cila ka qenë tema kryesore e bisedës, ajo e politikës.

IMG_6606IMG_6613Nard Ndoka drejton një parti të vogël, ndërsa Gjergj Bojaxhi sapo e ka bërë një parti. Mbase po flasin për mundësinë e ndonjë aleance mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura