Paparaci në Kuvend/ Bregu fut në mendime Berishën, Vokshi pozon si…modele

Jan 30, 2017 | 15:00
SHPËRNDAJE

Paparaci i Panorama ka fiksuar kete te enjte caste te paperseritshme ne Kuvend.

Majlinda Bregu, deputetja ‘rebele’ e Partise Demokratike ishte duke dhene nje interviste televizive, teksa aty prane kaloi Sali Berisha, i cili me siguri qe ka nisur te mendoje se cpo thote ajo kete here.

Albana Vokshi, disa here pjese e batutave te kryeministrit si Pamela e filmit baywatch, eshte fiksuar nga paparaci i Panorama ne nje moment si modele.

Protagonizmi i Majlindës e vë në mendime Doktorin

Një nga skenat më interesante që ka kapur paparaci ynë para Parlamentit, është kjo që po shihni në foto. Ndërkohë që të gjithë deputetët po futen në sallë për seancën e radhës, media është e interesuar për t’i marrë një prononcim deputetes së PD-së, zonjës Majlinda Bregu. Bregu është një zë kritik brenda Partisë dhe Grupit të saj Parlamentar, si dhe përsa i përket kryetarit të Partisë Demokratike, zotit Lulzim Basha.

16359214_10209929293962883_1914289768_n Kjo gjë e bën akoma më interesante për median. Por, a është dakord zoti Berisha për këtë qëndrim të Bregut? Ja si reagon ai teksa sheh Bregun të rrethuar me gazetarë.

Albana Vokshi kapet në pozë si modele, Shkjau ngatërron stinët

Nëse një fotograf revistash mode do t’i kishte kërkuar të pozonte deputetes së PD-së, Albana Vokshi, pak a shumë do ta kishte vendosur në këtë pozicion, që është kapur fare pa mendje nga paparaci ynë, teksa deputetja po hynte në Parlament.

16358959_10209929294282891_230445854_n Pozat prej fashionisteje fare pa dashur, lënë të kuptojnë se nëse zonja Vokshi nuk do ishte marrë me politikë, me siguri moda dhe fotografia do të kishin qenë talentet e saj. Nga ana tjetër, deputetja tjetër simpatike e Partisë Socialiste, Esmeralda Shkjau, tërheq vëmendjen për sharmin e saj.

16395454_10209929294202889_1898756977_nAjo në përgjithësi është parë e veshur me pantallona të zeza dhe të ngushta, të cilat i mban pothuajse në çdo stinë. Çuditërisht, në mes të dimrit, Esmeralda ka preferuar fundet dhe çizmet, për ta mbajtur më ngrohtë.

Shoqëruesi i Peleshit s’di ç’të bëjë më parë

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka pasur shumë protagonizëm në jetën politike. Si asnjëherë më parë, një njeri në atë detyrë ka një axhendë të përditshme të tijën, jo thjesht një zëvendës, kur Kryeministri nuk është.

16395486_10209929294162888_1938629531_n Kjo mbase për faktin se si kryetar Bashkie i Korçës, ai është mësuar me axhendë të ngjeshur. Kjo ia vështirëson pak punën shoqëruesit të tij, i cili nuk di ç’të bëjë më parë, t’i mbajë xhupin, t’i hapë derën, apo të marrë dosjet në makinë!

Peza pa xhup, por me doreza

I ftohti i këtij dimri ua ka mbledhur të gjithëve, të cilët janë strukur në palltot dhe peliçet e ngrohta. Vetëm një deputet, Dashamir Peza, nuk do t’ia dijë. Ai rri në oborr me kostum, por me doreza ama!

16358738_10209929323083611_1617140243_n

“Misteri” i dosjes së kuqe të ministrave

A e keni vënë re sa i kujdesshëm është në detaje Kryeministri Rama, sidomos në ngjyra? Ai preferon që disa aksesorë t’i ketë në ngjyrën e simboleve të partisë së tij, lejla.

16395851_10209929294082886_155692410_n 16343675_10209929294242890_665069261_nMirëpo, ministrat e qeverisë së tij nuk e bëjnë këtë. Ata, çuditërisht, kanë gjithnjë në dorë dosje të kuqe, sikur ta kenë bërë me fjalë, ndërkohë që e kuqja tashmë është simbol i LSI-së.

Të vegjlit sportivë edhe pas braktisjes

Siç e kemi mësuar nga media, Partia Demokratike ka vendosur që të mos përfshijë në listat e saj për deputetë kryetarët e partive të vogla, siç bënë në zgjedhjet e kaluara.

16344299_10209929323043610_13768080_nKjo i ka mërzitur pak kryetarët e partive në koalicionin e djathtë, sepse në atë mënyrë e kishin të sigurtë qenien në Parlament si deputetë, por dy prej tyre, Nard Ndoka dhe Vangjel Dule, duket se e kanë marrë me sportivitet këtë vendim, sepse duken mjaft të qeshur, madje edhe në veshje, më sportivë se herët e tjera.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura