Paparaci/ Çim Selamit i’a kthejnë të gjithë kurrizin, Gaçi- Xhaçka i mbajnë distancë njeri- tjetrit

Dec 27, 2016 | 10:00
SHPËRNDAJE

Shkelqim Selami nuk po kalon kohe te mira gjashte muaj para zgjedhjeve. Kete e tregon jo vetem fakti qe KQZ mund ti heqe mandatin, por edhe kjo foto e fiksuar nga paparaci i Panorama.

Se fundmi duket se atij po ia kthejne kurrizin te gjithe dhe e fundit eshte ministra Lindita Nikolla. Paparaci i Panorama ka fiksuar ne nje moment edhe distancen mes Olta Xhaçkës dhe Artan Gaçit, dy bashkëshortëve ne grupin e PS-se. Ndersa Bledi Çuçi i tregon albumin me fotografi deputetit Dash Peza. 

Shkëlqim Selami në stres për heqjen e mandatit, ndjek pas Lindita Nikollën por ajo e refuzon

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, shquhet për stilin elegant dhe shijen në veshje, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe as në këtë sezon dimri. Përveç palltos shik që e tregon shumë bukur, bie në sy shalli në ngjyrë lelja, të cilin Dade e ka veshur për pak më shumë kontrast në stil. Mesa duket, klipi “Lelja” i Elvana Gjatës me 2Po2 dhe Capital T dëgjohet edhe në Kuvend nga politikanët, përderisa ngjyra lelja është e preferuara e tyre, si në rastin e Artës. Zakonisht deputetët e Kuvendit janë të kujdesshëm të përshtatin ngjyrën e veshjeve me bindjen politike, por jo gjithmonë ndodh kështu.

Selami-IMG_0041

Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, vazhdon të mbetet besnike e ngjyrës së kuqe. Për të qenë sa më shumë festive, ajo ka kombinuar veshjen e zezë me aksesorët e kuq, këpucët dhe çantën. Por, ndryshe ka ndodhur me Valentina Leskajn, e cila e ka tradhtuar ngjyrën e PS-së, duke zgjedhur blunë e partisë kundërshtare. Gjylameti e Leskaj, cila prej tyre “tradhton” ngjyrën e partisë Deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami, është bërë objekt i medias politike pas kërkesës së Prokurorisë për t’i hequr mandatin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

Pas rezistencës së tij, duke u shprehur se “mandatin ma ka dhënë Vlora, dhe vetë Vlora mund të ma heqë”, deputeti i qytetit të Vlorës, Selami, u shfaq i stresuar në dalje të godinës së Kuvendit në Tiranë të enjten. Paparaci e fotografoi ndërsa ndiqte pas ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, por ajo mesa duket në foto ka vazhduar rrugën e saj, pa ndaluar. Nuk dihet se çfarë bisede ka dashur të bëjë Selami me Nikollën në nxitim e sipër, që ajo nuk ia dha shansin.

“Distanca” e çiftit Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka, 2 vite pas martesës

Dy vite pas ceremonisë së bujshme të dasmës VIP brenda Partisë Socialiste, çifti Artan Gaçi dhe Olta Xhgaçka ecin paksa të distancuar nga njëri-tjetri. Në fakt, duket që po nxitojnë për të kapur seancën parlamentare, ku u duhet të jenë gjithnjë bashkë.

Olta-Xhacka

37-vjeçarja Xhaçka dhe 47-vjeçari Gaçi janë edhe prindër të një vajze. Zërat e parë për fillimin e një historie dashurie mes tyre nisën në vitin 2012, derisa vendosën të lidhnin kurorë me një ceremoni të bukur martesore.

Bledar Çuçi i tregon albumin e fotove personale Dash Pezës

Bledar Çuçi, ministër Shteti për Çështjet Vendore, ka gjetur par kohë për të ndarë disa momente nga e shkuara me deputetin e Partisë Sociliste, Dash Peza. Çuçi kishte marrë me vete albumin e fotove familjare, për t’ia treguar një nga një Pezës. Dy politikanët kishin ndaluar para Kuvendit me minuta të tëra, aq sa tërhoqën vëmendjen e kolegëve.

IMG_0082Nuk dihet se cila nga fotot e rinisë së hershme të Çuçit 46-vjeçar e ka bërë për të qeshur Pezën. Ndoshta mund të kenë qenë kujtime të viteve të shkollës në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”në Tiranë, kujtime nga studimet e larta për Drejtësi në Universitetin e Tiranës apo momente nga studimet pasuniversitare për menaxhim në Universitetin “Hasselt” në Belgjikë.

Gjylameti e Leskaj, cila prej tyre “tradhton” ngjyrën e partisë

Zakonisht deputetët e Kuvendit janë të kujdesshëm të përshtatin ngjyrën e veshjeve me bindjen politike, por jo gjithmonë ndodh kështu. Deputetja e PS-së, Blerina Gjylameti, vazhdon të mbetet besnike e ngjyrës së kuqe.

LESKAJJJJ

Për të qenë sa më shumë festive, ajo ka kombinuar veshjen e zezë me aksesorët e kuq, këpucët dhe çantën. Por, ndryshe ka ndodhur me Valentina Leskajn, e cila e ka tradhtuar ngjyrën e PS-së, duke zgjedhur blunë e partisë kundërshtare.

Aksesorët modernë të Arta Dades

Deputetja e Partisë Socialiste, Arta Dade, shquhet për stilin elegant dhe shijen në veshje, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe as në këtë sezon dimri. Përveç palltos shik që e tregon shumë bukur, bie në sy shalli në ngjyrë lelja, të cilin Dade e ka veshur për pak më shumë kontrast në stil.

Arta-IMG_0215

Mesa duket, klipi “Lelja” i Elvana Gjatës me 2Po2 dhe Capital T dëgjohet edhe në Kuvend nga politikanët, përderisa ngjyra lelja është e preferuara e tyre, si në rastin e Artës. /PANORAMA/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura