PAPARACI/ Çfarë po bisedon Dako me Olsi Ramën? Gjiknuri- Blushi nuk i hedhin as sytë njeri- tjetrit

Mar 13, 2017 | 9:28
SHPËRNDAJE

Percarja mes Ben Blushit dhe Partise Socialiste tani eshte ne nje pike qe nuk ka me kthim pas.

Paparaci i Panorama ka fiksuar nje moment kur ministri Damian Gjiknuri kalon prane Ben Blushit, por askush nuk ia hedh syte njeri- tjetrit.

Kjo jave qe leme pas ka pasur nder personazhet kryesore edhe kryetarin e Bashkise se Durresit, Vangjush Dako, i cili u perplas ashper me Fatos Lubonjen ne News 24.

Por para emisionit ai eshte kapur ‘mat’ nga paparaci i Panorama teksa bisedonte ne lokal me vellain e kryeministrit, Olsi Ramen.

Dash Peza shpërndan puro të shtrenjta, joshet ministri

p3

Dikur e bënte deputeti socialist, Bashkim Fino. Edhe pse nga Gjirokastra, Fino teksa pinte për vete puro, ua ofronte nga një të tillë edhe kolegëve. Të enjtet në Parlament për Finon ishin më së shumti në oborr, se purot duan kohë të mbarojnë.

Tani që Fino pothuajse nuk vjen fare në seanca, për arsye të kovaleshencës pas sëmundjes, vendin e tij duket se e ka zënë denjësisht një tjetër deputet i Partisë Socialiste, Dashamir Peza. Krahas biçikletës së tij mitike, profilit të ulët që mban, pasi nuk e kemi parë të jetë protagonist, Peza ka filluar të bëjë diçka që shkon kundër natyrës së tij sportive, po tymos puro.

Por jo vetëm kaq, ai njësoj si kolegu Fino, purot e shtrenjta ua ofron me dashamirësi kolegëve. Ai që u “josh” i pari ishte ministri Blendi Çuçi. Dikur pinte purot e Finos e tani të Pezës dhe, mesa duket nga fotoja, i shijojnë shumë. Por Peza ka vijuar me shpërndarjen e purove të tij edhe te të tjerë kolegë duhanpirës.

Brenda Grupit Parlamentar të PS-së shtohet dashuria

p1

Tani që opozita ka braktisur Parlamentin, situata duket pak e mërzitshme në atë sallë. Ka lezet kur zihen dhe gjuhen me kunja me njëri-tjetrin opozitarë e pushtetarë.

Por kjo, mesa duket, ka dhënë edhe një tjetër efekt. Socialistët janë bërë më të dashur me njëri-tjetrin. Të qenët vetëm në atë sallë, mesa duket i ka lidhur edhe më shumë.

P.sh., zëvendëskryeministri Niko Peleshi i fut krahun ministrit të Mirëqenies, Blendi Klosi, ndërkohë që një kolege e tyre deputete i shkund pluhurin nga xhaketa Ylli Ziçishtit. Çfarë harmonie!

Çadra i rrit popullaritetin Bashës, kush i shkon nga pas

p4

Prej javësh, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka rritur protagonizmin e tij në politikë dhe jo vetëm. Protesta në një çadër të madhe në bulevard ka bërë që të jetë çdo ditë në qendër të vëmendjes. Pak ditë më parë, ai u pa duke drekuar me ambasadorin e SHBA-ve në Tiranë, Donald Lu, në zonën e ishBllokut.

Më pas, Basha ka preferuar të bëjë një copë rrugë në këmbë. Në këtë moment, atij i janë qepur nga pas disa fëmijë, të cilët e kanë ndjekur deri te makina. Nuk është keq si investim, edhe sepse ata mund të jenë elektorati i tij i nesërm.

Punët janë më keq se ç’duken, Gjiknuri nuk i flet Blushit

p2

Bisedat në oborrin e Parlamentit zbulojnë shpesh aleancat dhe simpatitë, por edhe antipatitë që deputetët kanë për njëri-tjetrin. Disa janë të pritshme, sepse duke qenë të rreshtuar në llogore të ndryshme politike, kuptohet që nuk mund të kesh ndonjë harmoni të madhe.

Por e çudishtshme ishte ajo që paparaci ynë kapi seancën e fundit të Parlamentit. Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, kaloi përpara Blushit dhe as nuk e përshëndeti. Pra Blushi, në njëfarë mënyre, qenka shpallur armiku i partisë, sa të mos meritojë një salutim njerëzor!

Vangjush Dako, takim me Olsi Ramën në Bllok para emisionit

Bisedat në oborrin e Parlamentit zbulojnë shpesh aleancat dhe simpatitë, por edhe antipatitë që deputetët kanë për njëri-tjetrin. Disa janë të pritshme, sepse duke qenë të rreshtuar në llogore të ndryshme politike, kuptohet që nuk mund të kesh ndonjë harmoni të madhe. Por e çudishtshme ishte ajo që paparaci ynë kapi seancën e fundit të Parlamentit.

unnamed-3

Ministri i Energjetikës, Damian Gjiknuri, kaloi përpara Blushit dhe as nuk e përshëndeti. Pra Blushi, në njëfarë mënyre, qenka shpallur armiku i partisë, sa të mos meritojë një salutim njerëzor!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura