PAPARACI/ Berisha dhe deputetet, “peng” të teknologjisë (fotot)

Apr 16, 2017 | 21:00
SHPËRNDAJE

Padyshim që në oborrin e Parlamentit objektivi i çdo kamera mund të fiksojë momente pikante nga më të ndryshmet.

Këtë javë, paparaci i “Panorama” sjell disa nga gjestet dhe sjelljet e politikanëve shqiptarë që tërhoqën vëmendjen.

Bluja e fortë atraksioni i momentit i Edi Ramës

Tani që opozita nuk është në Parlament, Kryeministri Edi Rama po preferon gjithnjë e më shumë të dalë nga dera e përparme e Parlamentit, gjë që nuk e ka bërë më parë. Tashmë ai rri me socialistët e tjerë dhe bisedon në oborr me ta për disa minuta, gjë që e bëri edhe këtë të enjte.

Ajo që spikat në paraqitjen e Kryeministrit, është veshja e tij, e cila gjithnjë është shumë e gjetur dhe me detaje që nuk të lënë të harrosh që personi që i vesh, është një artist. Ndërkohë, bashkë me pranverën, erdhi dëshira e Ramës për përdorimin e ngjyrës blu të fortë, e cila si për ironi të fatit është ngjyra simbol e Partisë Demokratike.p3

Nëse ju kujtohet, Ditën e Verës, kur u përurua edhe Pazari i Ri në Tiranë, Rama kishte veshur pantallona xhinse blu të fortë dhe xhaketë klasike, gjithashtu në blu të fortë. Edhe kësaj here, në Parlament, Rama kishte preferuar këtë ngjyrë për kostumin e tij, të kombinuar bukur me këmishë të bardhë dhe kollare me ngjyra.

Për rastësi, edhe deputeti socialist Bashkim Fino kishte veshur një kostum të së njëjtës ngjyrë dhe duhet thënë se Fino, edhe në dimër e mban atë ngjyrë, krahas disa xhaketave me kuadrate, të cilat tashmë e identifikojnë Finon.

Xhafaj dhe Braçe në qejf, pozojnë para paparacit

Ndërkohë që opozita vijon të rrijë e tensionuar dhe me këmbëngulje në çadër, komplet ndryshe paraqitet gjendja në kampin rozë, ose lejla. Fytyra të qeshura dhe të qeta sheh teksa dalin nga seanca parlamentare.p2

Madje, ministri i ri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, një njeri në dukje hermetik, sapo ka parë paparacin tonë, teksa po bisedonte me deputetin Erjon Braçe, kanë lënë bisedën dhe janë drejtuar përballë tij, duke pozuar për një foto. Në fakt, paparacit i pëlqen që fotot t’i vjedhë, pra t’i bëjë pa mendje, por mund të bëjë edhe ndonjë përjashtim kur ekziston dëshira për të pozuar!

Universiteti “Luarasi” “kthen në shkollë” Namik Doklen

Një nga universitetet më të mira në vend, “Luarasi”, tashmë e ka kthyer në traditë të ftojë personazhe të njohur, sidomos nga politika. Pak ditë më parë, aty ishte ftuar ministrja e Ekonomisë, Milva Ikonomi, zv.ministri i Financave, deputeti i karrierës Namik Dokle etj.p1

Ky i fundit preferoi të ulet në bankat e studentëve. Madje, kjo gjë e bënte të buzëqeshte herë pas here, sepse kthimi në kohë është gjithnjë shumë interesant dhe madje, edhe shumë nostalgjik. Studentët e “Luarasit” ndihen mirë që shkolla u jep mundësi të tilla për të pasur personalitete në orët e mësimit.

Mesila super seksi!!!

Deputetja e PDIU-së është pa dyshim një nga zonjat më të hijshme të Parlamentit. E favorizuar nga linjat elegante dhe flokët biondë, Mesila Doda nuk të lë asnjëherë indiferent teksa zbret nga makina e saj për t’u futur në Parlament.p5

Paparaci ynë preferon të kapë edhe ndonjë pozë seksi si kjo, ku gjatë momentit që po zbret, Dodës i duken këmbët, aq sa ç’mund t’i dukeshin nëse do të mbante një fund mbi gju, stil që Doda në fakt nuk e preferon për në Parlament.

Deputetet e PD-së nuk heqin dorë nga moda edhe në çadër

Edhe kjo e enjte i gjeti në çadër deputetet e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Fjalimet e munguara të Parlamentit bëhen në çadër, ndërkohë që nuk mungojnë edhe fotot për rrjete sociale.P6

Ajo që të bie në sy është që zonjat e selisë blu tregojnë shumë kujdes për veshjen, duke preferuar ngjyrat e pranverës. Madje, deputetja vlonjate, Liljana Elmazi, ka vënë edhe një palë syze blu që aktualisht janë shumë në modë, sidomos tek të rinjtë.

Berisha dhe deputetet, “peng” të teknologjisë

Një nga fotot më interesante të kësaj të enjteje në çadër është kjo që po publikojmë. Ndërkohë që flisnin kolegë të tyre, ish-kryeministri Berisha ishte i fiksuar tek i-padi i tij, ndërkohë që deputetet ishin zhytur në smartfonët e tyre.P7

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura