Papa përqafon nënën e Ismail Lullit, shqiptarit të vrarë në Itali

Aug 27, 2015 | 10:38
SHPËRNDAJE

E ëma e Ismail Lullit, shqiptarit të vrarë nga dy shokët e tij bashkëatdhetarë, për shkak të xhelozisë për një femër, është takuar me Papa Françeskun. Një përqafim i gjatë vulosi takimin ndërmjet Papës dhe Deborah Lullit, i cili u zhvilluar në fund të meshës në Sheshin e Shën Pjetrit. Sipas mediave italiane, duket se nëna e djalit u ftua pikërisht nga një telefonatë nga vetë Papa.

amamajaI riu shtatëmbëdhjetë vjeçar u vra brutalisht në muajin Korrik, në Pesaro. Rasti i tij shkaktoi protestë, pasi studenti u gjet i vdekur me fyt të prerë.

Motivi i vrasjes ishte xhelozia e shqiptarit Igli Meta, i bindur se e dashura e tij kishte një marrëdhënie me viktimën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura