Papa Françesku thirrje Putinit të ndalë ‘spiralen e dhunës’ në Ukrainë

Oct 2, 2022 | 20:31
SHPËRNDAJE

Papa Françesku i ka bërë thirrje presidentit rus, Vladimir Putin, që të ndalojë “këtë spirale dhune dhe vdekjeje” të luftës në Ukrainë.

papafranceska

Thirrjet e Papës, të dielën gjatë lutjeve të përjavshme në sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, ishin ndër më të fortat që ai ka bërë që nga fillmi i agresioni rus më 24 shkurt.

“Para së gjithash, apeli im i drejtohet presidentit të Federatës Ruse, duke e lutur që të ndalojë, gjithashtu për dashurinë e popullit të tij, këtë spirale dhune dhe vdekjeje”, tha Papa Françesku.

“Nga ana tjetër, i pikëlluar nga vuajtjet e mëdha të popullit ukrainas pas agresionit, i drejtoj një apel presidentit të Ukrainës që të jetë i hapur ndaj propozimeve serioze për paqen”, tha ai.

Papa gjithashtu kritikoi rrezikun në rritje të luftës bërthamore, duke e quajtur atë “absurditet”.

“Ndjej keqardhje të thellë për situatën e rëndë që është krijuar ditët e fundit, me veprime të mëtejshme në kundërshtim me parimet e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai. “Në fakt, rrit rrezikun e një përshkallëzimi bërthamor, deri në pikën e frikës nga pasojat e pakontrollueshme dhe katastrofike në mbarë botën”.

Komentet e Papës vijnë dy ditë pasi Presidenti Putin mbajti një fjalim të zjarrtë në Kremlin, në të cilin ai njoftoi se Rusia po aneksonte katër rajone të Ukrainës që janë pjesërisht të pushtuara nga forcat ruse.

Në fjalimin e 30 shtatorit, Presidenti Putin bëri gjithashtu kërcënime me nënkuptim për përdorimin e armëve bërthamore në konflikt, duke i bërë jehonë komenteve të mëparshme në të cilat ai paralajmëroi Perëndimin “ky nuk është bllof”. Nuk pati reagime të menjëhershme nga Kremlini lidhur me komentet e Papës./ Marrë nga VOA

© Panorama.al

Te lidhura